Kombëtarja/ Qeveria premton premio me Norvegjine | ||||
|
Qeveria do të ve ne dispozicion një shpërblim për fitoren e kombëtares me Norvegjinë më 7 qershor. Ky ishte premtimi I Kryeministrit Sali Berisha gjatë një takimi me stafin dhe futbollistit kuqezi në ambientet e Tropikal, ku është akomoduar kombëtarja shqiptare. Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria nuk është shumë larg Brazil 2014. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka si dhe kapiteni Ervin Bulku, i premtuan kryeministrit se kombëtarja do të japë gjithcka në këtë sfidë shumë të rëndësishme të kombëtares. Vizitën e kryeministrit e përshëndeti edhe trajneri Xhani de Biazi, i cili e siguroi kreun e qeverisë së të gjithë futbollistët që do të zbresin në fushë do ta nderojnë bluzën kuqezi. Kryeministri Sali Berisha në fund të takimit premtoi se do të jenë në tribunë për ta ndjekur nga shkallët e stadiumit sfidën Shqipëri – Norvegji.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4253 |