HOT NEWS
E hënë, 10 Gusht 2026
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
FIFA/ Rekord ! Shqipëria e 38-ta
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 06 Qershor 2013 22:22   pdfShtypEmail

fifa_logo-newNë prag të ndeshjes Shqipëri- Norvegji, kombëtarja jonë ka vendosur një tjetër rekord në renditjen e FIFA-s për muajin qershor. Shqipëria bën sërish historinë duke u gjendur në vendin e 38-të, nga i 43-ti që ishte në muajin maj.

Katër vendet e para mbeten të pandryshuara me Spanjën në krye, që ndiqet nga Gjermania, Argjentina dhe Kroacia. Holanda e pesta në tabelën e FIFA-s, e pasuar nga Portugalia, Kolumbia, Italia, Anglia, Ekuadori dhe Rusia.

Sipas të gjitha gjasave, përfaqësuesja jonë në rast të një fitoreje me Norvegjinë në “Qemal Stafa” këtë të premte, mund të shënojë një tjetër rekord për muajin Korrik.

Grupi i Shqipërisë:

14. Zvicra
22. Norvegjia
55. Sllovenia
61. Islanda
122. Qipro


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit