Kombëtarja/ Migjen Basha: Kemi shanse për kualifikim | ||||
|
Ka luajtur një ndeshje të shkëlqyer, megjithatë fati nuk ka qenë as me të dhe as me Kombëtaren shqiptare për të marrë një trepikësh shumë të dëshiruar. Ashtu si pjesa tjetër e lojtarëve të ekipit kuqezi, edhe mesfushori Migjen Basha ka qenë mjaft i mërzitur për mënyrën se si erdhi barazimi.“Kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë, duke e kontrolluar lojën përgjatë gjithë 90 minutave, por në fund nuk arritëm të merrnim tri pikët. Të gjithë ishim të motivuar për ta bërë një gjë të tillë, por edhe fati këtë herë nuk ishte në anën tonë. Të gjithë shokët e skuadrës kanë dhënë maksimumin, ndaj dhe mendoj se barazimi nuk ishte rezultati më i drejtë i ndeshjes, pasi ne duhet të kishim fituar, duke parë edhe të gjitha rastet që na u dhanë për shënim”, ka thënë Basha.Me barazimin e djeshëm të gjithë tifozët kuqezi ndoshta e shohin Kombëtaren një hap larg kualifikimit për në kampionatin botëror, i cili do të zhvillohet në Brazil vitin e ardhshëm.Megjithatë, për Bashën një objektiv i tillë është më se i arritshëm. Nuk duhet të harrojmë se edhe Islanda, rivalja e drejtpërdrejtë e Shqipërisë për vendin e dytë, humbi ndeshjen e saj ndaj Sllovenisë.“Barazimi është një rezultat pozitiv dhe nuk mendoj se pas tij ne i kemi shuar të gjitha shpresat për t’u kualifikuar më tej. Ëndrra për të shkuar në Botëror vazhdon të jetë prezente dhe ne i kemi të gjitha shanset për ta bërë atë realitet, duke filluar nga takimi i radhës”, ka theksuar mesfushori kosovar. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4170 |