Kapiteni i Kombetares Shqiptare Lorik Cana menjehere pas ndeshjes qe ka luajtur me Lazion ne Serine A te dielen ka folur per blerjen qe italianet kane bere se fudmi. “Etrit Berisha eshte nje portier shume i forte dhe ne kombetare ia kaloi Ujkanit. Eshte e veshtire te flasesh per lojtare te panjohur, por per te nuk kam asnje dyshim“, eshte shprehur Cana kur e kane pyetur patriotin e tij qe tashme eshte transferuar ne Itali. Loriku i ka bere reklame portierit kuqezi qe tani pret te fitoje duelin me Marketin per te ruajtur katerkendorin e Lazios.
 |