HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Berisha “mbron” Kacen nga greket
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 18 Shtator 2013 21:40   pdfShtypEmail

sala4Ish kryeminitri Sali Berisha ka reaguar per ceshtjen Kace. Ne profilin e tij ne facebook, ai ka akuzuar greket per menyre se si po e trajtojne futbollistin shqiptar. “Per albanofobet, nje bluze me stemen e UÇK-se, me keq sesa foto e Hitlerit. Te dashur miq, prej disa javesh viktima e fundit e albanofobise eshte bere futbollisti i talentuar shqiptar qe luan ne ekipin e klubit PAOK te Selanikut dhe ne kombetaren tone, 20 vjeçari Ergys Kaçe. Shkak i stuhise raciste mesjetare kunder yllit te futbollit eshte bere postimi prej tij ne Facebook i nje fotoje personale, ne te cilen ai ka dale me nje bluze ku shkruhet UÇK. Kete beteje e nisen nazistet grek, dhe dihet se rracizmi eshte ideologjia e tyre. Por mjerisht, drejtues te klubit sportiv PAOK nga trysnia e nazisteve apo albanofobia e tyre, duan te ndeshkojne me nje standart mesjetar futbollistin. Ne rast se vendimi i tyre eshte rezultat i trysnise se nazisteve kjo eshte nje fatkeqesi jo vetem per kete klub me emer, por edhe per qytetin e hapur te Selanikut. Ne rast se qendrimi i tyre ka ne baze urrejtjen per UÇK-ne, atehere eksponentet e Agimit te Arte duhen konsideruar me te civilizuar pasi se paku jane te hapur. Nje bluze e UÇK-se nuk eshte dhe nuk mund te jete kercenim per asnjeri. Shqiperia dhe Kosova jane te percaktuar qarte per respektim te plote te kufinjeve egzistues, por per çdo shqiptar ajo perfaqeson djemte dhe vajzat, burrat dhe grate, qe me sakrificen e tyre sublime iu rikthyen shqiptareve te pushtuar, lirine dhe dinjitetin e munguar dhe bene edhe Ballkanin me te lire, me te drejte”, ka shkruar Berisha.


busy
komente