U-19/ Shqiperi – Belgjik 0-2 | ||||
|
Ekipi yne kombetar U-19 eshte mundur dhe ne ndeshjen e dyte eleminatore te vlefshme per kampionatin Europian. Sot ne oren 16:30 ne stadiumin “Bielmont” kuqezinjte jane perballur me ekipin vendas te Belgjikes. Pjesa e pare ka qene me e mire per kombetaren tone e cila i eshte afruar golit ne disa raste me Muçajn dhe Shkurtajn. 45-minutat e para kane perfunduar me rrjeta te paprekura. Ne pjesen e dyte ekipi vendas i drejtuar nga trajneri Marc Van Geersom ka qene me kerkues dhe ka arritur te shenoje golin e pare ne minuten e 75-te, me ane te Alessandro Cerigioni. Pas pesimit te golit trajneri Ramadan Shehi ka bere dy zevendesime, por pa dhene rezultat. Ne minuten e 83-te, belget shenojne dhe golin e dyte dhe te sigurise me ane te Marnick Vermijl. Kjo ishte humbja e dyte per kuqezinjte nentembedhjetevjeçar pas asaj me Angline me rezultatin 6-1. Pas kesaj humbje Shqiperia renditet ne vendin e fundit me zero pike po aq sa ka dhe Qipro, por e cila ka pesuar me pak gola dhe fal golavarazhit me te mire renditet e treta ne grupin e tete. Ndeshja tjeter e ketij grupi midis Anglise dhe Qipros ka perfunduar me fitoren e Anglise me rezultatin e paster 4-0. Shqiperia tashme eshte skualifikuar nga e drejta per te vazhduar me tej, por ka dhe nje mundesi te fundit per te mos u renditur e fundit. Ne daten 13-Tetor, Shqiperia do te ndeshet me Qipron. Deri me tani ekipi yne kombetare ka shenuar nje gole dhe ka pesuar tete. Nje tregues mjaft i dobet ky. Ç’ka flet me se miri se kombetarja U-19 ka nevoje per ndryshime. Klevis Bejkolli
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7135 |