HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 23 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Fabio Hoxha: Me vjen turp te shkoj ne shtepi i pasuksesshëm!
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 26 Shtator 2009 18:38   pdfShtypEmail

albania_hungary_u_17_Skuadra perfaqesuese e Shqiperise per U-17 zhvilloi takimin e pare per eliminatoret e Kampionatit Europian te ardshem dhe humbi me skuadren vendase, Hungarine 0-5. Sulmuesi kryesor I skuadres “kuq e zi”, Fabio Hoxha qe luan ne Itali me skuadren e moshave te Interit, mendon se nje humbje aq e thelle nuk ishte e merituar per skuadren, pasi pervec gabime te skuadres, golat nuk ishin shume merite e Hungarise.

 

“Ne zhvilluam nje loje te kenaqshme dhe voluminoze. Hungarezet arriten te konkretizonin gola fale gabimeve tona, qe praktikisht loja e futbollit ashtu te ndeshkon. Patem pak veshtiresi ne mesfushe, sepse nuk gjenim dot hapesirat e duhura, ndoshta edhe per merite te kundershtareve, por ne pergjithesi, mendoj se ne krijuam volum loje, por fatkeqesisht, pa rendimentin e duhur », u shpreh ne nje bisede per Albaniasoccer.com, Fabio Hoxha i cili e shpjegon humbjen aspak fatale per ekipin

 

«Nuk mendoj se duhet te demoralizohemi nga nje humbje. Eshte e rende, por ne kemi edhe dy ndeshje te tjera, me Sllovakine dhe Luksemburgun, dy ndeshje qe nese nuk gabojme dhe luajme rrjedhshem e konkretizojme aksionet tona, fare mire mund ti kthejme pozitive ne favorin tone. Ne kemi nje skuader te mire dhe po te luajme pa gabime mendoj se mund te arrijme rezultate pozitive », vazhdoi biseden etij sulmuesi i Shqiperise, i cili ne ndeshjen e djeshme aariti te godasi edhe shtyllen tranversale

 

« Pata je rast te mire per gol, por topi nuk hyri ne rrjete, preferoi tranversen. Ndoshta ne ndeshjet e rradhes kam me teper saktesi. Personalisht, per mua nuk  ka shume rendesi nese shenoj une apo shoket e skuadres. Rendesi ka te fitojme. Detyra ime eshte te shenoj, por edhe te pasoj por edhe te luaj per shoket e skuadres nese i shikoj te hapur, ndonese duhet konkretizimi final drejt portes me saktesi. Une nuk e mendoj dot vehten te shkoj ne shtepi me 0 ose 3 pike. Eshte disfate per mua. Une dua 6 pike dhe kualifikim », perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, sulmuesi i kombetares se Shqiperise U-17, Fabio Hoxha


(Ne foto, skuadra perfaqesuese e Shqiperise perpara takimit me Hungarine. Fabio Hoxha eshte me fanelen numer 10, i pari i ulur nga e majta ne te djathte)


busy
komente