HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ekskluzive / Ledio Pano: Treguam se kemi mundesi dhe zemer, por nuk kemi kushte
nga AlbaniaSoccer   E martë, 01 Mars 2011 06:39   pdfShtypEmail
partizani_Stervitje_Ledio Pano, trajneri i skuadrave te moshave tek Partizani (datelindja 1996-97) u shpreh i kenaqur per ate qe djemte e tij treguan ne turneun e Kroacise - Adriatik Cup 2011.

"Zhvilluam tre takime shume te vlefshme ne nje turne miqesor te zhvilluar ne Kroaci qe u be i mundur edhe nga nderhyrrja e ish futbollistit te Dinamos dhe Hajduk Split, Eduard Abazi. Ishte nje aktivitet i lodhshem dhe i ngjeshur, por me perjashtim te takimit te pare ndaj Dinamos se Zagrebit, ne zhvilluam lojera te forta", tregon trajneri i skuadres, e cila e ndjeu shume lodhjen gjate udhetimit 12-13 oresh. "Djemte ishin te lodhur pas asaj rruge disa oreshe dhe pas mberritjes ne mbremje, te nesermen ne 10.00 ne mengjez zhvilluam takimin e pare, ne nje kohe shume te ftohte dhe me ere. Nuk arrinte lodhja por nuk kishim as portier qe te luanim. U detyruam qe te merrnim borxh portierin e trete te Dinamos se Zagrebit qe mund te them se ishin nje ekip me i mire se ne dhe fituan 7-0. Jo per tu justifikuar, por udhetimi i lodhshem dhe i gjate, i ftohti, ndeshja e pare nderkombetare jashte Shqiperise si dhe te qenit pa portier ndikuan ne ate humbjen", vazhdoi Ledio prononcimin e tij.

"Takimin e dyte e zhvilluam ne oren 14.00 ndaj NK Glavice. Zhvilluam nje ndeshje te shpejte dhe patem rrezikshmeri. Ishte nje loje e bukur per te dyja skuadrat. Ne pjesen e dyte patem shume epersi dhe rrezikuam disa here porten e tyre, por gjyqtari na nderpreu pese aksione rrresht me preteksin e pozicionit jashte loje, nderkohe qe ne situate shume me kontradiktore, kur lojtari kundershtar ishte 5 metra jashte loje, gjyqtari nuk akordoi asgje, por i la te lire te shenonin. Te them te drejten u shqetesova, por nuk mund te evitohej perkrahja e te qenit "vendali", tregon ish futbollisti i Partizanit.

"Diten e shtune luajtem ne oren 10 te mengjezit me skuadren qe organizoi kete turne RNK Split, qe eshte filial i Hajdukut te Splitit. Mund te them se kjo ka qene ndeshja qe me te vertete femijet kane treguar vlerat e tyre te verteta. Gjithcka e bene ashtu sic duhej. Zbatuan me perpikmeri udhezimet, luajten me shume zemer dhe e vune kundershtarin ne presion dhe nuk e linin te organizohej duke e corientuar duke fituar 1-0. Patem shume vleresime po megjithe kete fitore te bujshme ne nuk mundem te vazhdonim me tej" theksoi Ledjo.

"Perfundimisht, mund te them se ishte nje turne shume interesant qe pati shume vlera per djemte e ekipit per te cilet ishte hera e pare qe paraqiteshin ne nje eveniment te tille. Gjate takimeve ata treguan shpirt gare, organizim dhe nje fokusim per tu admiruar. Une pashe shume vlera tek keta djem qe nuk kisha arritur ti piketoja me pare. Me lojerat qe zhvilluam, treguam se ne kemi mundesi te perballemi denjesisht me skuadra te cilat qofte 14-15 vjecaresh drejtohen nga 2-3 trajnere, me masazhatore, me trajner atletik, me mjek etj, por nuk kemi kushte. Megjithate, mund te them se ne pergjithesi ishte nje turne shume pozitiv nga ana sportive por edhe nje vleresim te vecante dua ti jap Edi Abazit qe ndihmoi ne mundesimin dhe realizimin e pjesemarrjes sone qe u konkretizua edhe nga nje vizite ne stadiumin e Hajdukut, tek pame ndeshjen e Hajduk Split me Inter Zapr. qe perfundoi 0-0, ndeshje ne te cilen mesfushori i kombetares Ervin Bulku luajti si titullar", perfundoi Ledjo biseden e tij per Albaniasoccer.com

ADRIATIK CUP 2011

16 EKIPE NE 4 GRUPE

GRUPI A
1-DINAMO ZAGREB
2-RNK SPLIT
3-PARTIZANI TIRANA
4-NK GLAVICE

GRUPI B
1-LOKOMOTIV MOSKA
2-NK VINODOL
3-NK ADRIATIK SPLIT
4-NK DINARA KNIN

GRUPI C
1-NK ZADAR
2-ZELEZHNICAR SARAJEVO
3-NK ZMAJ
4-LOKOMOTIVA RIEKA

GRUPI D
1-NK SHIBENIK
2-NK MOSTAR
3-NK ORKAN
4-NK ADRIATIK 2

busy
komente