U-19, vazhdon pergatitjet ne Struge | ||||
|
Perfaqesuesja e U-19 e kryesuar nga trajneri Ramadan Shehu eshte duke vazhduar pergatitjet e saj ne qytetin e Struges, Maqedoni, ne prag te eliminatoreve te kampionatit Evropian qe do te zhvillohet ne San marino 13-18 Nentor . "Aktualisht jemi duke u pergatitur ne Struge, duke zhvilluar 2 seanca stervitore ne dite, paradite dhe pasdite u shpreh Lysjen Nurishmi, i derguari i FSHF-se prane skuadres ne Maqedoni "Skuadra, fillimisht po pergatitet per dy takimet miqesore qe kemi me Qipron, qe do te luhen nga 5-7 nentor ne Qipro dhe me pas do te udhetojme drejt San Marinos per takimet eliminatore te grupit 1, ku do te kemi perballe skuadrat e forta te Italise dhe Irlandes, pa harruar ekipin vendas San Marino", vazhdoi Nurishmi, i cili i konsideron keto para pergatitje si nje hap konsolidimi te skuadres perpara kety eliminatoreve. "Ndeshjet miqesore qe zhvilluam ne Shqiperi me Qipron, e ndihmuan stafin drejtues te krijoj nje ide me te qarte per gjendjen e lojtareve dhe te punoje me intensivisht gjate ketyre pergatitjeve per te improvuar dhe konsoliduar formen e plote te ekipit", theksoi Nurishmi, duke shpjeguar edhe gjendjen e lojtareve te grumbulluar "Me skuadren ndodhen lojtaret qe luajne me ekipet e moshave ne Itali, si Andi Corri, Renald Shehu, Xhulio Pulaj te cilet aktualisht posedojne nje gjendje te kenaqshme fizike. Me skuadren nuk eshte bashkuar shtatlarti sulmues Vasil Shkurti, i cili nuk u lejua nga klubi i tij ne Greqi. Sidoqofte, mosha e tij e re do ti krijoj mundesi stafit drejtues qe ta therrasin ne edicionet e ardhshme", perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer, Lysjen Nurishmi i cili ndodhet prane ekipit kombetar U-19 ne Struge te Maqedonise Fatjon Pandovski Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6254 |