U-17/ Xhemal Mustedanagiç : Arbitrat na mohuan vendin e dyte ne grup | ||||
|
Tekniku i kombëtares shqiptare te 17-vjeçareve Xhemal Mustedanagiç është shfaqur optimist me te mbërritur ne atdhe pas pjesëmarrjes ne raundin e elitës ne Holande. Boshnjaku ka deklaruar se vetëm arbitrat i kane mohuar kuqezinjve te vegjël një vend te dyte ne grup ndërsa Shqipëria po rrit një brez te talentuar. “Do te ishte shume me mire një vend i dyte ne grup. Ne takimin kundër Serbisë gjyqtari na nxori me karton te kuq qe ne minutën e 20-te, një lojtar qe ne nuk e meritonim. Isha i bindur për një fitore me Serbinë, por arbitrat na e mohuan atë. Unë do te vazhdoj karrierën me këtë skuadër dhe ne pas një viti me seleksionimet e shumta do te jemi aq te forte sa as arbitrat e kundërshtarët nuk do te mund te na bëjnë asgjë” është shprehur Xhemal Mustedanagiç. 17-vjeçaret arriten nje kualifikim historik ne Elite Raund pas vendit te dyte ne grupin eliminator. Ne dy ndeshjet e para u munden 4-0 nga Holanda dhe 3-0 nga Serbia ndërsa fituan 2-1 ndaj Irlandës duke u renditur ne vend te trete ne këtë grup ku priste biletën vetëm një skuadër për ne fazën finale. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6004 |