HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 23 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Miqesore U-16/ Shqiperi – San Marino 2-0
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 17 Qershor 2013 22:39   pdfShtypEmail

u-15 shqiperiKa nisur në Durrës, turneu për zhvillimin e moshave për U-16.

Ky aktivitet, organizohet nga UEFA në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit. Në të, marrin pjesë skuadrat e Gjibraltarit, Lihtenshtejnit, Luksemburgut, San Marinos dhe Shqipërisë. Ndeshjet zhvillohen në dy fusha, në atë të stadiumit “Niko Dovana” në Durrës dhe Kompleksin e njohur “Tropikal” në plazh, ku edhe janë akomoduar të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në turne.

Në ditën e parë të Turneut, Gjibraltari kishte pushim. Shqipëria luajti në kompleksin “Tropikal”, kundër San Marinos. Ekipi shqiptar, bëri një paraqitje të mirë. Në pjesën e parë, ai arriti të shkonte shumë pranë golit por ka shpërdoruar mjaft raste për shënim. Në pjesën e dytë, futbollistët e Mustedanagic ishte më konkret dhe arriti të shënojë dy herë. Me anë të futbollistit Zeka ’45. Më pas ishte Hebaj ’66 që ka dyfishuar rezultatin e kësaj ndeshjeje. Shqipëria, dominoi gjatë gjithë takimit dhe ndeshja mund të përfundonte edhe më thellë në raport me rastet që krijoi.
Në stadiumin “Niko Dovana”, Luksemburgu ka shpartalluar 3-0, ekipin e Lihtenshejnit. Në minutën e 8 rezultati zhbllokohet nga ana e Muratovic.. Në minutën e 22, Lorik Shala ka shënuar në një gotije dënimi një supergol. Më të disiplinuar taktikisht, luksemburgasit ishin superiorë gjatë gjithë takimit. Në pjesën e dytë, ata shënuan edhe në minutën 54 me anë të Mysliut. Ndeshje përfundoi 3-0.

Sot në “Niko Divana”  luhen ndeshjet San Marino – Lihtenshtejn, ndërsa Luksemburg – Gjibraltar, në kompleksin Tropikal. Shqipëria në ditën e dytë është pushim.


busy
komente