U-21/ UEFA: “Shqipëria pengon Rusinë” | ||||
|
Barazimi ndaj Rusisë i 21-vjeçareve kuqezi nuk ka kaluar pa u vene re edhe nga UEFA, e cila ne faqen zyrtare te saj i ka kushtuar një shkrim rezultatit 0-0 te shpresave, te drejtuar nga Skënder Gega. Ne shkrimin me titull “Shqipëria pengon Rusinë”, nënvizohet fakti se kjo e fundit humbi shansin e marrjes se kryesimit ne grupin e VI ku rivalizojnë me Portugalinë. Sipas faqes zyrtare te Federatës Evropiane te Futbollit, lojtari me i mire i kuqezinjve ishte portieri Stivi Frasheri, i cili u be një mure i pakalueshëm ndaj përpjekjeve te vendasve, te cilët dominuan gjate gjithë takimit. Frasheri arriti te zmbrapse sulmet e Rusisë me Bibilov, ndërsa edhe ne 15 minutat e fundit ndali gjuajtjen e Fedor Smolov. Ne Shqipëri, Rusia kishte fituar me rezultat minimal 1-0. Pas këtij barazimi Rusia përfundoi ne vend te dyte ne grupin e gjashte ne kuotën e 13-pikëve një me pak se kryesuesit e Portugalisë. Ndërkohë, Shqipëria mban vendin e parafundit ne vend te katërt ne kuotën e 5-pikëve. Takimin e fundit kuqezinjtë e kane 6 shtator ne Moldavi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7565 |