U-21/ Shqiperia e talenteve mundet nga modestet e Moldavis | ||||
|
Ndeshja e fundit ne grupin eliminator per Under 21 te Shqiperise eshte mbyllur me humbjen 2-1 ne Moldavi me moshataret vendas. Takimi ka nisur menjehere me gol te shenuar nga moldavet te cilet e kane pare veten ne avantazh qe ne minuten e 8-te. Me pas perpjkejet e kuqezinjve kane qene te medha por pa u konkretizuar me shenimin e golit te barazimit. Me fillimin e pjeses se dyte ka qene i njejti refren per lojtaret e drejtuar nga trajneri Skender Gega gjithnje per te cuar ne vlera te barabarta numrin e golave, por perseri pa sukses deri sa ne minuten e 87’ jane perseri vendasit qe shenojne 2-0. Sekondat e fundit te ndeshjes kane rezervuar nje gol per Shqiperine te cilin e ka shenuar Premci, duke fiksuar gjthcka ne 2-1. Me kete ndeshje eshte mbyllur nje cikel per Under 21 kuqezi i ndare ne dy pjese midis ish trajnerit Artan Bushati dhe trajnerit aktual Skender Gega i cili drejtoi pjesen e fundit Eliminatore EURO 2013 e arriti 2-2 me Portugaline ne Durres, 0-1 me Rusine ne Durres, 3-1 me Portugaline Santa Marina , 0-0 me Rusine ne Moske dhe 2-1 me Moldavine ne Kishiniev. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6669 |