Miqësore/ Shqipëri – Under 21 4-0 | ||||
|
Shqipëria ka fituar miqësoren e parë në ditët e grumbullimit në Durrës. Kombëtarja A ka mundur pastër me rezultatin 4-0 Shqipërinë e vogël të 21 vjecarëve. Ndeshja u zhvillua të shtunën paradite dhe kuqezinjtë mposhtën më të vegjlit në moshë me një poker golash. Dy herë shënoi Edgar Cani, një e realizoi Llullaku dhe një Vajushi. Në këtë ndeshje De Biazi testoi disa nga lojtarët që pritet ti hedhë në fushë ndaj Norvegjisë por për formacionin e plotë i duhet të presë të vijnë në Durrës të gjithë lojtarët që ka në planet e tij për takimin e 7 qershorit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6484 |