Shqiperia e 21-vjecareve ka shperthyer ne Budapest duke regjistruar fitoren e pare, ne kete edicion eliminator te Kampionatit Europian. Djemte e drejtuar nga trajneri Skender Gega, kane zhvilluar nje ndeshje mjaft te mire, ndaj nje kundershtari te forte, qe na kishte mundur ne Durres me rezultatin 2-1. Skuadra shqiptare luajti mjaft e mobilizuar, duke kontrolluar ndeshjen ne meyre qe te mos vinte ne rrezik porten e Teqes. Te udhehequr nga Ergys Kace i cili ishte lojtari me i mire ne fushe, kuqezinjte e vegjel ja kane dale te mposhtin hungarezet. Ka qene Shkurtaj, ai qe ne minuten e 75 ka zhbllokuar rezultatin, duke e bere skuadren me krahe. Trajneri Gega nderhyn nga pankina duke bere nderrime qe rezultuan efikase. Tete minuta pas golit te pare, Shqiperia U-21 godet perseri. Autor i golit te dyte eshte Shala. Me pas nuk ka me histori, megjithe perpjekjet e deshperuara te vendasve. Ndeshja mbyllet me rezultatin 0-2 dhe 21-vjecaret regjistrojne fitoren e pare. Nje fitore e rendesishme qe shkon dhe si dhurate per Gegen qe festoi ditelindjen e tij. Hungari-Shqiperi 0-2 Stadiumi “Jozef Bozsik” Budapest Hungaria: Jova, Lang, Kelemen, Szolnoki, Poor, Windecker, Rado, Szakaly, Adorjan (‘63 Kleinheister), Kovacs (’84 Vernes), Ugrai (Bese ’63) Shqiperia: Teqja, Fejzullahu, Prenci, Gjokaj, Kotobelli, Bunjaku (61’ Muriqi), Shala, Kace, Gino (‘ 76 Batha), Kruja (’81 Bardulla), Shkurtaj. Trajner: Skender Gega Shenues: ‘75 Shkurtaj, Shala ‘83 Kartona te verdhe: Bunjaku, Shala
|