Kupa e Shqiperise/Shkumbini-Dinamo 2-1 | ||||
|
Endri Bakiu shenone nje dygolesh duke i dhene fitoren e ngushte 2-1 ne ndeshjen e pare cerekfinale skuadres se Shkumbinit. Blute e Shkelqim Muces kane dhe 90-minuta ne dispozicione ne ndehsjen e dyte per te kthyer rezultatin ne favor te tyre. Skuadra e Daiut ka arritur ti mposhte serish kryesuesit e Kategorise Superiore, por jo më me nje golead, por me nje rezultat te ngushte 2-1 qe ju jep atyre te drejten per nje kualifikim te mundshem per ne gjysmefinalet e Kupes se Shqiperise. Ndeshja eshte zhvilluar ne nje terren te renduar per shkak te reshjeve te shumta qe kane rene ne gjithe Shqiperine. Skuadra bardhekalter ka qene me kerkuese dhe ka kerkuar qe ne minutat e para golin por pa mundur dot te shenoje. Miqte mundoheshin te kunderpergjigjeshin me kundersulm per te zene ne befasi mbrojtjen peqinase. Pjesa e pare mbyllet me rrjeta te paprekura. Ne pjesen e dyte blute do te kalojne te paret ne avantazh me armen e tyre me te forte kundersulmin. Ne minuten e 55-se, Bekim Kuli do ti japi avantazhin Dinamos. Lojtaret vendas nuk pajtohen me kete rezultat dhe hidhen te gjithe ne sulme, por duke lene shume hapesira prapa madje kane rrezikuar disa here qe te merrnin dhe golin e dyte i cili do te kishte qene “vdekje prures” per ta. Ne minuten e 65’ arbitri i takimit Sokol Cekaj akordon njembedhjetemetersh i cili kthehet ne gole nga Endri Bakiu. Peqinasit nuk ndalen dhe i shtojne sulmet ne drejtim te portes se mbrojtur nga Elvis Kotorri. Ne minuten e 77-te, te besuarit e trajnerit Daiu fitojne penallti, e dyta per ta ne kete ndeshje. Do te jete serish Bakiu i cili e merr persiper dhe serish shenon duke i dhene avantazhin Shkumbinit. Kjo do te ishte dhe humbja e dyte rradhazi per Dinamon pas asaj me Apollonine ne kampionat. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4007 |