Ne Peqin dhunohet trajneri Beses,Shpetim Duro | ||||
|
Nje ngjarje e hidhur ka ndodhur pas perfundimit te ndeshjes mes Shkumbinit dhe Beses, e cila perfundoi 0-1. Kryetari i Bashkise se Peqinit, ka goditur me grusht trajnerin e Beses, Shpetim Duro, ndersa ky i fundit ka rene pa ndjenja ne toke per gati 10 minuta dhe eshte permendur vetem fale ndihmes se mjekve te skuadres. Duro eshte goditur ne koridoret e stadiumit ne momentin qe po shkonte drejt dhomave te zhveshjes per te festuar me skuadren. Ky nuk eshte rasti i pare qe ne Peqin ndodhin raste te tilla, madje kjo eshte nje ngjarje e perseritur per te disaten here. Nje vit me pare eshte goditur serish trajneri i Beses Ilir Daja, gjithashtu sezonin e kaluar u goditen gjyqtaret italiane ne gjysemfinalen e kupes ndaj Flamurtarit, ndersa ne dhjetorin e kaluar ishin hedhur plumba ne drejtim te gjyqtareve ne ndeshjen Shkumbini-Apolonia. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4867 |