Grima:Kupen e fitojme ne | ||||
|
Portieri veteran i Vllaznise Armir Grima eshte optimist se skuadra e tij mund te triumfoje ne finalen e 9 Majit perballe finalistes tjeter Beses. Pas kualifikimit ndaj Teutes ne gjysemfinale dhe ecurise pozitive te shkodraneve ne kampionat ne ndeshjet e fundit. Grima beson se ka ardhur momenti qe kuqeblute te marrin nje trofe. “Besoj se Vllaznia mund ta fitojë Kupën e Shqipërisë. Gjithsesi, tashmë po vazhdojmë të festojmë për kalimin në finale, pasi 9 maji është ende larg. Mungon edhe një muaj nga ajo ndeshje, për këtë arsye them se kemi kohë. Ecuria e mire e Vllaznise ne ndeshjet e fundit, me ben te besoj qe kete trofe do ta fitojme ne”, deklaroi portieri 35-vjeçar. Në vitin 2008, ai e ngriti Kupën si kapiten i Vllaznisë, pas finales me Tiranën, ndërsa gjatë 22 viteve në “Loro Boriçi” është shpallur edhe dy herë kampion, më 1992-in dhe 1998-n. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4491 |