Kupa e Shqiperise / Besa - Sopoti 7-2 | ||||
|
Edhe pse me një ekip shumë të ri në fushënm e lojës ekipi I Besës ka arritur që të fitojë lehtësisht ndaj Sopotit duke u kualifikuar për ne turin tjetër të kupës së Republikës. Trajneri Daiu hodhi në fushën e lojës gjtihë lojtarët e rinj, ndërkohë që të njëjtën gjë bëri edhe trajneri I Sopotit Cota, I cili kishte ardhur në Kavajë pa pretendime. Besa e kishte arritur kualifikimin që në ndeshjen e parë në Librazhd me rezultatin 3-0, ndërkohë që dje fitoi thellë 7-2, duke e cuar rezultatin e përgjithshëm në 10-2. Ndeshja u zhbllokua shpejt ku kapiteni Artion Poci shenoi golin e parë me anë të një 11-metërshi. Avantazhi i dha mundësi Besës që të jetë më e lirshme në veprimet e saj. Dominimi I ndeshjes është totalisht ne krahun e kavajsve, ndërkohë që lojtarët e rinj të Sopotit nuk po arrinin dot që ta përballonin ritmin me të cilin luanin verdheizintë. Por edhe pse në dominim Besa në pjesën e parë shenoi vetëm një gol, ndëkrohë që miqtë mbroheshin fort nga ana tjetër. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0, ndërkohë që në pjesën e dytë Besa shpertheu. Në minutën e 52-të ishte I riu Shtini ai I cili dyfishon rezultatin mbas nëj gjuajtje brënda zonës. Ndërkohë që vetëm pak minuta më pas në të 56-ën ishte talenti 17-vjecar Hasa ai qe shënon golin e tretë. Porta e Sopotit hapet tërësisht dhe kavajasit nuk e kishin aspak të veshtirë që të vazhdonin serinë e golave. Goli I katërët u shenua nga Shtini në minutën e 62-të me anë të një aksioni personal të tijin nga krahu I djathtë. Por miqte u munduan që të reagonin, megjithëse tashmë ishin të bindur se nuk kishin më asjë shans për t’u kualifikuar. Në minutën e 72-të M.Poci ngushton diferencën mbas një gjuajtje surprizë në afërsi të zonës. Nga ana tjetër kundërpërgjigjet Besa ku mesfuhsori I ri Celhaka shënon një gol të bukur. Por Sopoti nuk mjaftohet me kaq pasi në minutën e 79-të fiton një penallti, të cilën e kthen në gol Roci duke e cuar rezultatin në 5-2. Pavarësisht se po vinte fundi I ndeshjes golat nuk kishin përfunduar ende. Talenti 17-vjecar I Besës Hasa shpërthen duke shënaur dy gola të tjerë për fanellën e Besës, në të 85-ën dhe në 90-ën. Dy gola shumë të bukur të cilat konfrimuan talentin e këtij sulmuesi të ri. Ai shihet si nje ndër protagonistët kryesorë të kësaj fitoreje të thellë duke shënaur plot 3 gola. Të rinjtë që trajenri Daiu aktivizoi e kaluan provën duke bindur dhe duke dhënë një sinjal të qartë se tashmë kërkojnë të jenë pjesë e rëndësishme e ekipit titullar. Andi Kodra Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3716 |