HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa e Shqiperise/ Besa-Lushnja 1-0
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 08 Dhjetor 2010 21:38   pdfShtypEmail
besa_fitoreTakimi do te niste shpejt ku kavajasit do te tregonin superioritetin e tyre ne fushe. Trajneri Haxhiu perkunder nga sa kishte deklaruar ka hedhur ne fushen e lojes nje ekip te ri ku spikasnin talentet si A. Duro, Celhaka, Tragaj, Duka, Shtini, Hasa, D. Duro apo Krasniqi, nderkohe qe edhe Lushnja kishte bere te njejten gje. Ne minuten e 5' te ndeshjes Besa do ta zhbllokonte rezultatin me ane te mbrojtesit Velija  i cili me nje goditje brenda zones do ta dergonte topin ne rrjete. Ky gol do ti jepte ritem ndeshjes,duke shtuar rrezikshmerine e ekipit lushnjar. Sulmuesit lushnjare Metushi dhe Allkanjari do te mundoheshin qe ta vinin ne pozitve te veshtire Besen, por mbrojtesit kavajas edhe pse te rinj do te dinin mjaft mire te ruanin te paprekur kuadratin. Pavaresisht se mungonin shumica e lojtareve titullare kavajasit arriten qe te jene te paprekshem.

Nga ana tjeter ai qe do te binte ne sy tek Besa ishte sulmuesi Mateo Hasa, vetem 17-vjec, duke u bere sulmuesi me i rrezikshem i kavajasve. Ishte ai i cili mbajti mbi shpatulla gjithe pergjegjesine e sulmit kavajas. Ne shume momente ai u be nje rrezik serioz, aq sa ne te 37-en me nje goditje te bukur brenda zone tentoi te shenonte, por topi u grushtua nga portieri Hazizaj. Besa ishte dominuese e lojes ne kete pjese te pare, dhe te rinjte kavajas plot energji arriten qe te mbajne te pandryshuaur avantazhin e krijuar. Ne pjesen e dyte loja do te ishte me e vaket. Ekipi lushnjar qe nuk kishte objektiva ne kupe, nuk dha maksimumin e vet ne fushen e lojes. Duke ia bere me te lehte detyren ekipit verdhezi. Ashtu sikurse edhe ne pjesen e pare, Besa vazhdonte qe te administronte lojen, nderkohe qe mbrojtja qendronte e pashqetesuar. Ne gjysemen e dyte te pjeses se dyte Lushnja do te zgjohej dhe disa here te tjera ku do te tentonte te shenonte. Nje gol i pesuar do te ishte fatal per Besen pasi do t’i jepte kualifikimin ekipit lushnjar. Kavajasit i shtuan forcat ne mbrojtje per te mos rrezikuar, nderkohe qe nga ana tjeter me ane te kundersulmeve do te kerkonin golin e dyte. Sulmuesi Hasa serish do te shfaqej rrezikshem, por pa mundur qe te shenoje nje gol te tijin personal. Deri ne fund te takimit Besa do te arrinte qe ta ruante avantazhin e krijuar, nderkohe qe te rinjte e aktivizuar lane nje shije mjaft te mire. Si e ardhmja e ekipit kavajas ata konfirmuan cilesite e tyre, duke i dhene Beses kualifikimin per ne cerekfinale, ku do ta prese Skendebreu i Korces. Besa ka kaluar me sukses deri ne cerekfinale, por duhet thene qe edhe kundershtaret qe ka patur ia kane lehtesuar punen duke mos qene te te njejtit nivel. Besa po ecen suksesshem ne kupe, ndersa ne kampionat vazhdon te kete probleme shume serioze


.
Besa


Osmani, Tragaj, Krasniqi, D. Duro, M. Osmani, Duka, Dedej, Celhaka, Veljia, Shtini, Hasa(A. Duro 83’)

Tr. G. Haxhiu

Lushnja

Hazizaj, Elmazi, Sula(Sharko 62’), Licka, Hametaj, Shushku, Qoku, Dervishi(Koreshi 62’), Gjoni, Metushi(Isufi 86’), Allkanjari

Tr. A. Bano
Shenues: Veljia 15’Gjyqtarw: K. Cjapi, E. Hasanaj, O. Grabova(Fier)

Kartona te verdhe: s’ka



busy
komente