HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa e Shqiperise/ Shkumbini-Kastrioti 2:2
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 08 Dhjetor 2010 22:32   pdfShtypEmail

Kastrioti-ShkumbiniShkumbini kalon pa veshtiresi turin e dyte te kupes.Interesimi i paket ne takimin e dyte te turit te dyte ne Kupen e Republikes dhe per vet faktin se skuadra peqinase e kishte fituar takimin e pare 3-1 ne Kruje. Kjo beri qe takimi te mos ishte shume interesant dhe pavaresisht se u shenuan kater gola loja nuk ishte e nivelit te larte dhe dukej sikur takimi dhe skuadrat te dyja kishin rene ne paqe. Mbas asaj qe ndodhi tek skuadra e Shkumbinit dhe emerimi i trajnerit te ri, me teper puna ishte perqendruar ke takimi i ardhshem qe do te luhet ne Korçe per kampionat me Skenderbeun. Megjithate peqinasit arriten te kualifikoheshin per ne cerekfinale, kjo edhe fal golave dhe ndeshjes se zhvilluar diten e djeshme. Ndeshja u nis me nje avantazh nga ana e peqinasve ku Mustafaj mbas nje mosmarreveshje midis dy mbrojtesave te Kastriotit, perfiton duke shmangur edhe portierin Tafaj dhe shenon golin e pare. Menjehere krutanet reagojne me ane te Alikaj i cili  shenon golin e barazimit menjehere mbas nje topi te marre nga Alvish ku godet shkurtas dhe shenon ne cepin e portierit. Pjesa e pare do te mbyllej ne barazim 1-1, nderkohe qe ne pjesen e dyte do te kishte gola te tjere te rezervuar. Ne kete pjese te dyte do te ishte perseri Babiç i cili pjesen e pare goditi dy here shtyllen dhe ne minuten e 61’ mbas nje kombinimi te shpejte me Turdiun del vetem me porten dhe shenon golin e dyte.  Por kjo nuk mbaron me kaq pasi Shkumbini edhe nje here do ta barazonte rezultatin duke mos i lene shpresa ekipit mik per t’u kualifikuar. Ne minuten e 63'   Shenaj mbas nje aksioni te shpejte ne krahun e majte godet ne porte, portieri pret dhe topi shkon ne zone ku aty perseri Shenaj godet me koke dhe sulmuesi i talentuar Grboviç me gjoks shtyn topin ne rrjete. Ky do te ishte goli i fundit i kesaj ndeshje, nderkohe qe Kastrioti do te mundohej qe te shenonte golin tjeter te avantazhit, por peqinasit do te “kycnin” porten e tyre duke ruajtur deri ne fund kete barqazim 2-2 qe i dha kualifikimin per ne cerekfinale. Kjo ishte ndeshja e pare per kete sezon e trajnerit Perparim Daiu i cili ka startuar keshtu suksesshem aventuren e  tij ne krye te ekipit peqinas duke e cuar ne cerekfinale. Tashme e gjtihe vemendja e ekipit peqinas do te perqendrohet ne ndeshjen e radhes ne kampionat ndaj Skenderbeut.

Andi Kodra

SKEDA:

Shkumbini Bejte,Arapi,(46’Xhyra),Mujdragiç,Pasha,Mustafaj(46’Kuli).Shenaj,Krasniqi,Hodo,Grbovi,Gjondeda, Dervishi(55’Mancaku).

Tr.Perparim Daiu.

Kastrioti Tafaj,Leci,Djarmati,Shameti(52zore),Xhafa,(52Hoxha),Alvish,Muçollari,(46’Grishi),Alikaj,Tepshi,Babiç,Turdiu,

Tr. R.Ndreu.

Gjyqtare: E.Kello(Korçe),Erald Demiraj, Adhurant Mema (Pogradec).

Shenues: 17’ Mustafaj ,63’Grboviç/30’Alikaj, 61’Babiç

Kartona te verdhe: Dervishi, Mancaku/Turdiu.


busy
komente