Kupa e Shqiperise / Shkumbini - Dinamo 2-1 | ||||
|
Sot ne oren 13:00 ne qytetin e Peqinit u luajt sfida per turin e trete te Kupes se Shqiperise ajo ndermjet Shkumbinit dhe kampjoneve te Dinamos ku perfundoi me rezultatin 2-1 per Peqinasit. Pjesa e para nisi e qete nga te dyja ekipet, qe po luanin shume te kujdesshme. Ne minuten e 10-te dhe te 12-te pati nga te dyja ekipet ngacmime perpara portave kundershtare, respektivisht Shkumbini me Kulin dhe Dinamo me Brkic por pa rrezikuar portat kundershtare. Ne minuten e 16-te Allmuca me nje gjuajtje te sakte mund portierin Bejte duke kaluar ne avantazh skuadren kampione. Ne minuten e 22-te Dinamo godet nje traverse me ane te sulmuesit Brkic. Ne minutat 25-te dhe 29-te rrezikon Shkumbini me Kulin nga kornja dhe nje goditje denimi por pa arritur golin. Loja eshte ashpersuar shume dhe si pasoje ne minuten e 30-te demtohet Dervishi pas nje perplasje me portierin mik. Dy minuta me vone pra ne te 32-ten pasi ai ngrihet, peqinasit bejne nje aksion model dhe Roland Dervishi shenon pas nje gjuajtje te sakte. Ne minuten e 45-te Brkic rrezikon me nje gjuajtje por goditja e tij rezultoi e pasakte. Pas nje min shtese mbyllet pjesa e pare me rezultat te barabarte. Pjesa e dyte filloi vrullshem nga te dyja skuadrat me gjuajtje nga Kuli e Allmuca dhe me nje korne per Shkumbinin por pa rrezikuar porten. Vjen minuta e 68-te ku Bekim Kulin mund ta "ngaterroje" me Ronaldinjon duke kaluar ne menyre spektakolare kater mbrojtes dhe duke dhene nje asist per golshenuesin Boshnjak Altin Gerbovic ku ky i fundit me nje gjuajtje te sakte e fut topin ne rrjete. 3 minuta me vone Gjyla shperthen nga e djathta por kundeshtaret i shkaktojne faull. Nga ky faull vjen dhe nje gol qe dukej i rregullt por gjyqtari Jemini e ka anulluar kete gol shume te pritur nga tifozet peqinas ku dhe kete here Deputeti Sula nuk permbahet. Nga ky moment Shkumbini dominonte lojen duke u mbrojtur mire dhe kundersulmuar. Ne minuten e 77-te del Brkic dhe kjo gje sjell dhe efektin e vet pozitiv. Dinamo brenda pak minutash merr 4 korne por mbrojtja e Peqinit ishte e organizuar mire duke shperdoruar presionin e krijuar nga blute. Ne minuten e 85-te del sulmuesi Grbovic dhe trajneri Perparim Daiu e zevendeson me nje mbrojtes. Po ne kete minute trajneri Artan Mergjyshi nxjerr Opokun duke futur ne loje nje mesfushor te majte. Me nje Shkumbin te kujdesshem dhe me nje Dinamo qe vetem emri kampjon i ka ngelur perfundon dhe ky takim i rendesishem ku mund te themi se Shkumbini ne perfundim ishte me i suksesshem se Dinamo me nje loje shume te bukur dhe me permbysje rezultati. Por gjithcka ngelet e hapur pasi ndeshja e kthimit eshte ne Tirane. Shkumbini-Dinamo 2-1 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4052 |