HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa e Shqiperise/ Laci - Vllaznia 2-4
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 02 Mars 2011 17:19   pdfShtypEmail
vllazni-laciEshte mbyllur 2-4 ndeshja e kthimit mes Lacit dhe Vllaznise. Miqte nga Shkodra kishin ardhur me synimin per te fituar dhe kjo u duk qe ne minutate para me sulmet e tyre. Te paret qe gjejne rrugen e rrjetes jane lacianet, te cilet me ane te nje sulmi pa pretendime shkojne te porta e miqve dhe shenojne me ane te Dragicevic ne minuten e 17'. Edhe pse kaluan ne avantazh djemte e Stavri Nices nuk diten te mbronin kete rezultat disi shpresedhenes per ta. Miqte shkodrane organizojne sulme te njepasnjeshme me protagoniste treshen Shtubina-Sukaj-Vajushi, te cilet rezultuan frytdhenes me punen e tyre. Vllaznia arrin te shenoje golin e pare ne minuten e 31 me autor Shtubinen dhe pese minuta me vone gjuan sakte xhevahiri i shkodraneve, Sukaj dhe shenon golin e avantazhit.
Mbyllet pjesa e pare 1-2 dhe fraksioni i dyte i takimit nis me ndryshime per lacianet ku ne fushe aktivizohen Mile dhe Marashi, ndersa shkodranet qenrojne te qete me rezultatin qe kane arritur. Minuta e 50 vleresohet decizive per miqte nga Shkodra sepse arrijne te shenojne me ane te Vajushit, 1-3. Pas ketij goli loja fillon te marri nje temp tjeter, me te bukur sepse ne ato momente vendasit dolen ne kerkim te golit kur nuk kishin cte humbisnin me. Ne minuten e 55' mbrojtesi Jasic pengon ne zone Hysen, gjyqtari Sino nuk heziton te akordoje me te drejte penallti dhe nje karton te verdhe per mbrojtesin shkodran. Gjuan sakte nga pika e bardhe e 11-metershit i aktivizuari ne pjesen e dyte, Mile dhe ngushton rezultatin ne 2-3.
Pas ketyre golave loja u qetesua disi sepse Vllaznia kishte siguruar kualifikimin perpara lacianeve me shanse te pakta. Ne fund te takimit, pikerisht ne minuten e trete shtese beratasi i Lacit, Mile pengon ne brendesi te zones se rreptesise Belishen, prap ne kete rast Sino vepron sakte, akordon penallti per Vllaznine. GJuan sakte Sukaj dhe shenon 2-4. Vllaznia kualifikohet ne gjysemfinale dhe pret Kavajen, e cila u kualifikua sot ne ndeshjen ku eleminoi Skenderbeun.

Besi Donati

busy
komente