HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa e Shqiperise/ Dinamo - Shkumbini 2-1
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 02 Mars 2011 21:00   pdfShtypEmail
Dinamo_kampioonArrin te kualifikohet me teper veshtiresi  ekipi  dinamovit ne perballjen  me peqinasit. Ky takim  u  mbyll ne shifrat 2-1 per vendasit por hyri  dhe ne 30' minuteshin shtese sepse ndeshja e pare kishte perfunduar me rezultatin 1-2 per Shkumbinin. Fatin e ketij  takimi  e vendosen 11-metershat ku  portieri i Dinamos, Alban Hoxha gjuajti  sakte penalltine e fundit dhe shenoi, duke kaluar keshtu Dinamon ne gjysem finale ku do te kete perball  Tiranen qe fitoi  sot me bylisin me rezultat te thelle 5-1.
Pjesa e pare e takimit nisi  e vaket nga te dyja ekipet. Dukej sikur ishte nje ndeshje miqesore ne minutat e para te saj. Miqte arriten te kontrollojne situaten mire dhe shenojne golin e pare ne minuten e 18 me ane te Altin Grbovic. Goli  ndezi atmosferen ne kampin e tifozerise mike, por ne minutat e mevonshme gjithcka ra ne qetesi. Mbyllet pjesa e pare me rezultat favorizues per miqte nga Peqini.
Ne pjesen e dyte trajneri  dinamovit, Artan Myrgjyshi  kishte dhene instruksionet e tij per cdo repart dhe kjo u duk qarte sapo  filloi loja. Dinamovitet u hodhen te gjithe ne kerkim te golit dhe me forca te shumta sulmonin porten e kundershtarit. Goli  vjen arrihet nga nje goditje standarte, gjuan Orelesi  ne minuten e 62' dhe shenon golin e barazimit. Ky gol  ngjalli  shpresen ne ekipin e kryeqytetit per tu kualifikuar me tej. Minutat kalonin dhe miqte mundoheshi n ne keto  momente decizive te ruanin rezultatin, ndersa ekipi i Dinamos te gjente dhe nje gol  tjeter,  te pakten sa per te shtyre ndeshjen ne kohen shtese. Loja ne minutat e fundit u  kthye ne nje kaos,  sepse dinamovitet qendronin te gjithe ne zonen e Shkumbinit, ndaj dhe shkaktonin rremuje. Gjyqtari   i katert akordon  5' minuta shtese, ku  e fundit minute i  jep shansin Dinamos te kaloje ne 30' minuteshin shtese te takimit te cerekfinales. Vendasit mblidhen te gjithe ne porten e kundershtarit dhe arrijne te shenojne nje gol ne rremujen e krijuar. 1-2, kaq mjaftoi per kohen e rregullt dhe gjithcka shkoi  ne shtesa.
Minutat shtese njohen nje pergjumje nga te dyja kampet te cilat ndjeheshin teper te lodhura nga loja. Asgje nuk ishte per tu shenuar ne keto minuta dhe gjithcka tashme kaloi tek penalltite. U gjuajten respektivisht nga 11 penallti  ne cdo skuader ku  edhe portieret treguan talentin e tyre. Alban Hoxha i Dinamos priti ne dore dy penallti dhe nje u gjuajt jashte. Ndersa portieri i  Shkumbinit priti  nje penalltikurse tjetra u gjuajt jashte. Penalltine e fundit per dinamovitet e finalizoi  portieri Hoxha, i cili  me merite te plote e kaloi  Dinamon ne ndeshjet e gjysemfinales ku  do te perballen me Tiranen.

Besi Donati

busy
komente