Shkumbini/ Skualifikimi i faturohet Jeminit | ||||
|
Drejtuesit dhe presidenca e Shkumbinit ja kane faturuar skualifikimin nga Kupa e Shqiperise gjyqtarit kryesor ne ndeshjen qe u luajt sot me Dinamon, Lorenc Jeminit. Sipas pretendimeve te stafit teknik gjyqtari akuzohet se ka lejuar te luhet mbasi kane perfunduar minutat shtese te akorduara nga ai dhe pas ketij momenti ka ardhur goli i dyte i Dinamos qe ka cuar ndeshjen ne shtese. Gjithashtu numerohen plot 11 kartona te verdhe per Shkumbinin dhe asnje per Dinamon. Ne fund te ndeshjes, Lorenc Jemini eshte shpallur “I padeshiruar” ne Peqin per tifozerine dhe presidencen e kesaj skuadre qe enderronte te arrinte ne finale e Kupes kete vit. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4081 |