HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 22 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Luan Prekazi : Në Vlorë do të kënaqim publikun
nga AlbaniaSoccer   E premte, 09 Tetor 2009 17:10   pdfShtypEmail

luan_prekaziTrajneri i Hysit, Luan Prekazi është shprehur se të përzgjedhurit e tij do të mundohen që në ndeshjen e parë të superkupës mbarëkombëtare të shfaqin lojë të bukur. Sipas tij, Hysi, është duke kaluar në formë të mirë dhe se, sipas Prekazit, djelmoshat e tij do të kërkojnë rezultat të favorshëm në ballafaqim më Flamurtarin e Vlorës. Prekazi ka thënë se Hysi, do të jap maksimumin në mënyrë që të prezantojmë futbollin tonë në mënyrë më të mirë te mundshme

Fatmir Bytyçi

Vlora do të jetë pritese e ndeshjes se parë të këtij sezoni të superkupës mbarëkombëtar që zhvillohet të shtunën në mes fituesit të Kupës së Republikës se Shqipërisë, Flamurtarit dhe fituesit të Kupës së Republikës së Kosovës, Hysit. Skuadra nga Merdara, e cila të enjten mundi Vëllaznimin në ndeshjen kampionale, tashmë ka mbërritur në Vlorë. Tifozët e futbollit të Shqipërisë, mbase do të kenë rastin të shohin një ndeshje të bukur, sepse të dy skuadrat kultivojnë futboll cilësor.

Trajneri i Hysit, Luan Prekazi, është shprehur optimist se të djelmoshat e tij do të shfaqin paraqitje të mirë në ballafaqim me Flamurtarin e Vlorës. Sipas tij, të përzgjedhurit e tij janë në formë të mirë dhe të gatshëm t’i përgjigjën vlonjatëve.

“Jemi duke kaluar në një formë të mirë, këtë po e dëshmojmë më lojën që po shfaqim më terren”, ka thënë dy ditë më parë për gazetën Luan Prekazi.

“Të shtunën luajmë ndeshjen e supërkupës mbarëkombëtar në Vlorë. Besoj se edhe në këtë ndeshje do të vazhdojmë të tregojmë paraqitje të mirë dhe të kënaqim publikun që do të jenë në këtë takim”.

I pari i bankinës së Hysit, ka pohuar se në Vlorë do të mundohemi që ta përfaqësojmë futbollin e Kosovës në mënyrë më të mirë të mundshme.

“Do të japim maksimumin që ndaj Flamurtarit, të tregojmë lojë të kënaqshme në mënyrë që sa më mirë të prezantojmë futbollin tonë. Shpresoj se do të marrim rezultat të favorshëm për ndeshjen e kthimit që zhvillojmë pas një javë në Merdare”, ka theksuar timonieri i Hysit, Luan Prekazi. Ndeshja Flamurtari-Hysi, nis në orën 15:00.


busy
komente