Kupa e Shqiperise/ Percaktohen kater grupet per turin pasardhes | ||||
|
Ne ambjentet e Federates Shqiptare te Futbollit eshte hedhur shorti per fazen e dyte te Kupes se Shqiperise per edicionin 2011-2012. Shefi Sektorit te garave Ilir Shulku ka shpjeguar menyren e shortit duke treguar se si jane percaktuar pozicionet e skuadrave ne vazo gjithnje sipas renditjes ne edicionin e fundit futbollistik 2010-2011. Me pas jane hedhur goglat dhe jane percaktuar kater grupe me nga kater skuadra secila. Gjithashtu eshte percaktuar rendi i ndeshjeve dhe datat se kur do te luhen. Formula e re e Kupes hyn ne fuqi nga ky tur dhe duhet pare nese do te jete e sukseshme apo jo. Ndeshjet e para do te luhen me date 19.10.2011 me skemen sipas grupeve 2 me 3 dhe 4 m 1. Ndeshjet e dyta do te zhvillohen me 26.10.2011 me skemen sipas grupeve 1-2 dhe 3-4 Ndeshjet e treta do te mbahen me 23.11.2011 me skemen sipas grupeve 3-1 dhe 2-4 Ndeshjet e katerta do te luhen 30.11.2011 me skemen sipas grupeve 1-3 dhe 4-2 Ndeshjet e pesta do te jene me 14.12.2011 me skemen sipas grupeve 3-2 dhe 1-4 Ndeshjet e gjashta do te luhen me 21.12.2011 me skemen sipas grupeve 2-1 dhe 4-3
Keshtu ne Grupin A Laci, Tirana Shkumbini Apolonia. Ne Grupin B Flamurtari Teuta Pogradeci Kamza Ne Grupin C Skenderbeu Kastrioti Luftetari Besa Ne Grupin D Vllaznia Bylis Dinamo Elbasani
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4280 |