HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 22 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa e Shqiperise/ Pogradeci-Kamza 3-1
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 27 Tetor 2011 07:38   pdfShtypEmail

pogradeci_ekipPogradeci me Albi Çekiçin ka mposhtur Kamzën dhe merr kryesimin e grupit “B”

Ditën e mërkurë më 26.10.2011, në ora 14.00, në stadiumin “Gjorgji Kyçyky” të Pogradecit është zhvilluar ndeshja e dytë në grupe për Kupën e Shqipërisë, ndërmjet skuadrave të Pogradecit dhe Kamzës. Kjo ndeshje ka nxjerrë në krye të grupit “B” skuadrën e Pogradecit pas fitores së thellë të arritur me Kamzën. Ndeshja ka qënë mjaft e mirë dhe të dyja skuadrat kanë luajtur nga një pjesë loje. Skuadra e Kamzës, ka qënë e shkëlqyer në pjesën e parë, por sulmuesit e saj nuk kanë konkluduar në 7-te, prej rasteve të rrezikshme që kanë krijuar, ndërsa skuadra e Pogradecit ka qënë e shkëlqyer në pjesën e dytë, megjithëse në 4-ter, raste të paraqitura sulmuesit e saj kanë konkluduar duke shënuar 3-gola.

Koha në stadium ka qënë e vranët dhe pak e ftohtë, temperature ka qënë 9°C, ndërsa terreni ka qënë i shkëlqyer. Vlen për tu përmendur organizimi i përsosur nga ana e drejtuesve të Pogradecit, të cilët kishin krijuar të gjitha kushtet, që nga pritja e ekipit e deri tek masat e nevojshme në stadium. Kanë qënë të pranishëm rreth 1000 tifozë.

Pjesa e parë:

Vendasit zgjedhin portën nga ana veriore e stadiumit e miqtë shkelmojnë topin nga qëndra. Që në sekondën e 20-të regjistrohet rasti i parë për miqtë, ku Manuka ka shkuar deri në afërsi të zonës e aty Pema, vetëm për vetëm me portierin, ka gjuajture, grushton portiere maqedonas Petrarski, topi kthehet tek Karapici e ky me portën bosh ka gjuajtur jashtë.

Në minutën e 5-të, vjen aksioni për vëndasit, Saviç, ka gjuajtur jashtë zone, e topi kalon ngjitur me traversën e portierit Haxho. Në minutën e 10-të, kemi goditje dënimi nga 22-m, për Kamzën e cila ekzekutohet nga Manuka, drejtpërsëdrejti në duart e portierit pogradecar. Në minutën e 13-te, Tanushi pas një topi të marrë nga ana e Ballës, ka gjuajtur fort drejt për drejt me portierin e topi ka kaluar tërë pasqyrën e portës dhe ka dalë jashtë, pranë shtyllës pingule.

Në të 15-tën, minutë Karapici, Brenda zonës, 7-metra, larg portës se boshatisur, ka gjuajtur shtrirazi e topi kalon ngjitur me shtyllën pingule, jashtë. Në të 16-tën, është Mici që ka humbur një tjetër rast për Kamzën, duke gjuajtur nga jashtë zone e portiere Petrarski ka bërë një pritje të shkëlqyer. Në minutën e 17-të, Karapici, pas një topi të marrë nga Pema, jashtë zone gjuan nxitimthi e topi përfundon pak centimetra mbi traversë. Në minutën e 20-të, goditje dënimi për Pogradecin, ekzekuton Elmazi e topi del jashtë.

Në të 30-tën minutë goditje dënimi për Kamzën, ekzekuton Manuka në afërsi të zonës, ballë për ballë me portën e topi kalon ngjitur me traversën, jashtë. Në të 31-tën, minutë, Manuka ka dalë vetëm për vetëm me portierin 2-metra larg tij, kërkon ta shmangë atë e ai e prek topin me këmbë duke e nxjerrë atë në korne. Në të 35-tën, minutë është Ndreka që ka rrezikuar portën vëndase pas goditjes me kokë, në krosimin e dhënë nga Manuka. Topi kalon ngjitur me shtyllën pingule, jashtë.

Trajneri pogradecar Ylli Çekiçi, duke parë se skuadra e tij po çalonte në sulm, ka bërë ndrimin e parë, ka nxjerrë Tanushin dhe ka future në lojë lojtarin më të mirë për këtë ndeshje Albi Çekiçi (një lojtar mjaft i ri e me përspektivë, protagonist për fitoren e vëndasve). Duhet theksuar se me futjen e këtij lojtari loja e pogradecarëve është gjallëruar së tepërmi. Në të 38`-tën Manuka hapet në krahun e majtë të sulmit dhe kroson drejt portës e Pema nuk mund ta shfrytëzoj këtë kros, para tij del portiere Petrarski e pret topin. Në të 41-tën, Mici tenton portën, por ka gjuajtur jashtë. Më pas 1-minut shtesë dhe skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultat të bardhë 0-0.


Pjesa e dytë:

Në minutën e 48-të, Albi Çekiçi, ka depërtuar brenda zonës së Kamzalinjve, ka gjuajtur e topi ka përfunduar ngjitur me traversën, jashtë. Në të 51-tën, minutë, Manuka godet një faull nga 16-metra, e topi kalon përsëri mbi traversë. Në të 54-trën, Albi Çekiçi, ka rrëmbyer një top brenda zonës, porta është bosh, gjuan e portiere Haxho tregohet i shpejtë duke e arritur topin para se të përfundonte në rrjetë.

Në të 55-sën, Albi Çekiçi i papërmbajtshëm ka bërë një aksion personal, futet në zonë e pjertas me portën ka gjuajtur topin,i cili  kalon tërë pasqyrën e portës e del jashtë ngjitur me shtyllën pingule në krahun tjetër. Në të 59-tën kroson Karapici e Pema tek vija e 5-metershit të portës, godet me kokë, por shpërdoron se koka e tij nuk gradohet mirë.

Në të 61-tën, minutë vjen dhe goli i parë për vëndasit. Saviç, pasi ka marrë një top nga Griseld Çekiçi, ka arritur të krosojë mjaft bukur drejt portës e aty Albi Çekiçi fluturimthi me kokë ka përshëndetur rrjetën, 1-0. Gol i shkëlqyer. Në të 63-tën, trajneri Gjoka hedh në fushë Likmetën në vënd të Hallaçit e 2-minuta më pas do të jetë Enri Tafaj që gjuan brenda zone duke dhënë një asis për Pemën, që nuk ishte në ditë të mirë, rrëzohet përpara se topi të arrij drejt tij e mbrojtësit largojnë rrezikun.

Në të 69-tën, minutë Albi Çekiçi është shkëputur nga e majta, futet brenda zonës dhe 8-metra larg portierit, diagonal ka gjuajtur e topi prek traversën e brendshme, përplaset në tokë jashtë vijës fatale e Ndreka ka larguar topin në korne. Një minutë më pas vjen dhe goli i dytë, i cili është meritë e veçantë e futbollistit të ri pogradecar, Albi Çekiçi, që pasi ka marrë një top nga Saviç, është future në zonë, i ka ikur Ndrekës e i ndodhur vetëm me portierin ka gjuajtur fort dhe gol i bukur i tij. 2-0.

Në të 74-trën, minutë ka ardhur edhe ndrimi i dytë për miqtë, del Karapici dhe futet Oladotun. Me futjen e tij kamzalinjtë sikur rrezikojnë edhe më shumë, janë dy raste të pastra që nuk shfrytëzohen nga ana e Pemës dhe Ndrekës, pas pasimeve të bukura të Olës. Në të 83-tën, minutë bëhet dhe ndrimi i dytë për pogradecarët, del Nastevski dhe futet Çela gjithashtu dhe Kamza bën ndrimin e saj, del Xaka e futet Kënga. Në të 85 –tën, minutë Saviç është futur brenda zonës, ka pasuar tek Albi Çekiçi e aty Likmeta e ka prerë brenda zonës e gjyqtari me të drejtë jep penallti.

Aty nervozohet Fatjon Tafaj pas sharjes që bëri Albi Çekiçi, grinden në mes tyre e gjyqtari ka nxjerrë me karton të kuq të dy lojtarët. Skuadrat kanë mbetur me 10-lojtarë. Nga pika e 11-metërshit ka ekzekutuar Fatjon Jahaj dhë 3-0. Skuadra pogradecare tashmë është në delir dhe ka lëshuar në lojë. Gjyqtari për vonesat gjatë lojës ka shtuar 3-minuta që shfrytëzohen bukur nga kamzalinjtë e Oladotun do të arrijë të shkurtojë diferencën, pasi Enri Tafaj futet në zonë ka dhënë një top drejt tij e ky pranë portës e ka shtyrë dhe rrjetë 3-1. Më pas vjen rast tjetër i shkëlqyer, ku Pema për pak sa nuk ka shënuar dhe golin e dytë. Me këtë rezultat është mbyllur ky takim.

KS Pogradeci : Petrarski, Balla, Drazhanin, Seroti, Çajko, Nastevski (83` Çela), Jahaj, Elmazi, Griseld Çekiçi, Saviç, Tanushi (36` Albi Çekiçi)

Trajner: Ylli Çekiçi

FC Kamza : Haxho, Fatjon Tafaj, Ndreka, Hallaçi (63` Likmeta), Xaka (84` Kënga), Belçev, Mici, Manuka, Enri Tafaj, Karapici (74` Oladotun), Pema

Trajner : Ernest Gjoka

Gjyqtar : K. Cjapi, O. Grabova, N. Radaj (Fieri)

Vëzhgues: Bujar Pregja (Tirana)

Shënues : 61` Albi Çekiçi 1-0, 70` Albi Çekiçi 2-0, 85`p Jahaj 3-0 / 91` Oladotun 3-1

Kornet : 1-3

Kartona të verdhë : 29` Matevski, 70` Balla (Pogradeci) / 84` Manuka, 84` Likmeta (Kamza)

Kartona të kuq : 84` Albi Çekiçi (Pogradeci) / 84` Fatjon Tafaj (Kamza)




busy
komente