Kupa e Shqiperise / Kastrioti - Kamza 0-0 | ||||
|
Takimet e para ne Grupe per cerekfinalet e Kupes se Shqiperise, kane filluar sot me ndeshjen Kastrioti-Kamza per Grupin A, qe ka perfunduar ne barazim pa gola. Ndeshja e luajtur sot ne kruje, ishte takimi i pare ne stolin drejtues per trajnerin e Kamzes, Italianin Mauro De Vekis. Te dyja skuadrat e filluan lojen duke pretenduar se kjo eshte nje mundesi per secilin e kip per te perfituar dhe arritur nje rezultat pozitiv. Trajneri Ndreu ne kete takim luajti me dy sulmuesit e tij te preferuar Inkango dhe Xhihani te cilet ishin te pafuqishem per te depertuar ne mbrojtjen mike e cila ishte e suportuar mie edhe nga mesfusha qe funksionoi mjaft mire, duke ndihmuar ne aspektet difensive por edhe duke organizuar kundersulme te shpejta. Pjesa e pare nuk pati shume raste te volitshme, por kalime te topave sa nga njera ane ne anen tjeter te gjysem fushes. Ne pjesen e dyte, mund te permendim, rastin e Inkangos i cili perballe portierit nuk shenoi dhe rastin e Enco Malindit i cili nuk shfrytezoi mundesine e krijuar per te rreth 15 minuta perpara perfundimit. Deri ne fund nuk pati asnje rast tjeter, nderkohe qe skuadrat u munduan te organizonin dicka por pa sukses sepse nuk kishin force ne organizim. Diten e djele zhvillohet takimi tjeter per Grupin A, Bylis-Tirana Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3580 |