Kupa e Shqiperise/ Tirana-Kastrioti 2-0 | ||||
|
Në “Qemal Stafa”, në një fushë patatesh, Tirana mposhti 2-0 Kastriotin, duke marrë kryesimin e grupit A të Kupës së Shqipërisë. Në pjesën e parë bardheblutë kanë vuajtur shumë për të gjetur golin, pasi krutanët janë mbrojtur mjaft mirë. Por, në fraksionin e dytë të lojës, trajneri spanjoll Rubio Sançez ka ndryshuar gjithçka në lojën e ekipit të tij. Ardhja e re, sulmuesi kosovar Florent Aziri, është bërë rreziku kryesor për Kastriotin. Në minutën e 74-ter, ka qenë Gilman Lika që ka gjetur golin e avantazhit për Tiranën, pas një aksioni të bukur individual. Më pas, miqtë u hodhën të gjithë në sulm, duke krijuar disa raste të pastra, por pa arritur të finalizojnë. Ndërkohë, më konkrete Tirana, që shënoi edhe golin e dytë, këtë herë me kosovarin Florent Aziri. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3851 |