Kupa e Shqiperise/ Fiton Vllaznia, humbet Dinamo dhe Flamurtari | ||||
|
Grupi B Kamza – Vllaznia 1 – 3 Skuadra e Vllaznise transferohet komplet ne ndeshjet e Kupes ndryshe nga ato te kampionatit dhe kete e tregoi me se miri ne ndeshjen e sotme, pasi ka arritur te marre nje fitore 3-1 ne fushen e veshtire te Kamzes. Ky rezultat i lejon shkodraneve te jene me te qete ne ndeshjen e kthimit me 9-Dhjetor ne “Loro Borici”. Partizani – Teuta 1 – 1 Skuadra e kuqe sot eshte drejtuar nga trajneri Genc Mahmutaj. Ndeshja e luajtur ne stadiumin ‘Selmas Stermasi”, nuk u ngjit per asnje moment ne nivelin mesatar. Agolli kaloi ne minuten e 5-se ne avantazh te kuqte dhe u mendua se do ishte e lehte per rekordmenin Partizan ne fitimin e Kupave te Shqiperise per te marre nje rezultat sa me pozitive ne kete perballje, por Hoxha ka barazuar gjithcka ne minuten e 44-ter te pjeses se pare. Pjesa e dyte ka qene me e dobet se e para lojtaret ecnin ne fushen e lojes ne vend qe te vraponin. Djemte e Joses mendohet ta kene te lehte kalimin per ne turin tjeter pas ketij rezultati te arritur. Gramozi – Flamurtari 1 – 0 Kolonjaret kane fituar minimalishte me vlonjatet fale nje eurogoli te shenuar nga mesfushori kosovar Shpetim Babaj ne minuten e 29-te. Ky gol do te mbetej ne fuqi deri ne fund te ndeshjes. Flamurtari i ka te gjitha mundesite per te permbysur rezultatin ndeshjen e dyte pasi Gramozi nuk ka eksperiencen e duhur, por ne futboll mund te ndodhe gjithcka pasi prandaj eshte i bukur. Skenderbeu – Apoonia 1 – 0 Trajneri Gerd Haxhiu ishte shprehur para ndeshjes se do te hidhte ne fushe formacionin e te rinjve, por e kunderta ka ndodhur ne ndeshje. Skenderbeu ka aktivizuar formacionin me te mire, por me te njeten menyre eshte pergjigjur Hasan Lika qe ka aktivizuar gjithe lojtaret e formacionit. Ndeshja eshte vendosur nga goli i Jorgo Cipit ne minuten e 79-te. Apolonia ka dhe 90-te minuta te tjera per ta kthyer rezultatin ne favorin e vete dhe per te vazhduar me teje. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5067 |