HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 22 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa Pavarësia/ Prishtina fitoi 6-5 me Trepça 89’
nga AlbaniaSoccer   E premte, 23 Nentor 2012 08:04   pdfShtypEmail

Prishtina-liriaPrishtina ka fituar derbin kosovar të zhvilluar në Kukës dhe bëhet skuadra e katërt që kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës Pavarësia.

Skuadra e drejtuar nga Afrim Tovërlani ka mposhtur rivalët e Trepça 89’ pas ekzekutimit të 11-metërshave me rezultatin 6:5, pasi më parë koha e rregullt e takimit përfundoi në barazim 0-0.


Skuadra prishtinase luajti më mirë se kundërshtarët nga Mitrovica, edhe sepse këta të fundit kanë luajtur për shumë minuta në inferioritet numerik, pas kartonit të kuq të Blerim Berishës.


Ekzekutimet nga pika e penalltisë i buzëqeshën Prishtinës, që gjatë ndeshjes ka qenë disa herë pranë golit, por fati nuk ka qenë më ta. Heroi i skuadrës së kryeqytetit kosovar ishte portieri Kushtrim Mushica.


Ai jo vetëm që priti një 11-metërsh të Maxhunit, por më pas mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, dhe me një goditje të saktë i dhuroi skuadrës së tij kualifikimin.


Me këtë kualifikim, Prishtina plotëson kuadrin e skuadrave gjysmëfinaliste në Kupën Pavarësia. Më parë të kualifikuara mes katër më të mirave ishin Flamurtari si skuadër organizatore, skuadra shqiptare nga maqedonia e Shkëndijës së Tetovës dhe Tirana që fitoi përballë Otranto nga Ulqini.


Faza përfundimtare e turneut që është ideuar si një festë, edhe prej 100-vjetorit të Pavarësisë do të zhvillohet në qytetin e Vlorës, më 27 nëntor.


busy
komente