Kupa e Shqipërisë/ Skënderbeu dhe Kastrioti fitojne me te njetin rezultat 4-2 | ||||
|
Nuk ka pushime dimërore në Kupën e Shqipërisë. Madje, edhe kur dëbora e bën praktikisht të pamundur zhvillimin e një ndeshje normale futbolli. Në Korçë u luajt. Në një terren që në pjesën më të madhe ishte i ngrirë, Skënderbeu fitoi me rezultatin 4-2 përballë Kukësit. Kampionët e Shqipërisë triumfuan në përballjen direkte për kreun e Grupit A, me golat e Arapit, dopietën e Pero Pejiç dhe rrjetën e kapitenit Shkëmbi, që vulosi “pokerin”. Takimi është dominuar në pjesën më të madhe nga Skënderbeu, edhe pse skuadra e Mirel Josës falënderon Kukësin, që përveç dy golave të shënuar me Hoxhën dhe Popoviç ka shpërdoruar shumë raste. I njëjti rezultat, pra me shifrat 4-2 u regjistrua edhe në Krujë, ku Kastrioti mposhti Shkiumbinin. Pas takimeve të së shtunës, Skënderbeu është shkëputur në krye të Grupit A në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Korçarët ngjiten në kuotën e 6 pikëve pas dy ndeshjesh. Ata ndiqen nga Kastrioti, që ka 3 pikë si edhe Kukësi, por me golavarazh më të mirë. Shkumbini mbetet në kuotën e 0 pikëve dhe ka dalë nga gara vetëm pas dy takimeve të para. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5731 |