Kupa e Shqipërisë/ Skënderbeu – Bylis 1-1 | ||||
|
Është mbyllur në barazim 1-1 gjysëmfinalja mes Skënderbeut dhe Bylisit luajtur në Korçë. Miqtë kanë festuar në fund duke llogaritur se goli në fushën kundërshtare I jep një avantazh për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Ballsh pas dy javësh. Një gol i sulmuesit të talentuar 18-vjeçar Piter nga Nigeria ka bërë tifozët korçar të heshtin por buzëqeshjen ua ka rikthyer vetëm tre minuta para fundit mesfushori Sabien Lilaj. Ka shkarkuar të majtën për të mposhtur portierin Frashëri I cili është detyruar të nxjerrë topin nga rrjeta. Në tribunën “VIP”, pas golit të barazimit ka patur përplasje fizike mes disa personave të panjohur dhe për të zgjidhur problemin e krijuar është dashur jo vetëm ndërhyrja e forcave të rendit por dhe e drejtuesve të Skënderbeut. Në fund, gjyqtari Bardhyl Pashaj pas tre minutave shtesë nuk ka lejuar të luhet më dhe ballshiotët kanë festuar për barazimin e marrë dhe golin e shënuar në Korçë. Pas dy javësh, në sfidën e kthimit në Ballsh do të përcaktohet se cila nga dy ekipet do të kualifikohet për në finale. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5120 |