Kupa e Shqipërisë/ Kukësi – Laçi 0-0 | ||||
|
Kukësi ka humbur një mundësi ideale në shtëpi duke u ndalur në barazim 0-0 me Laçin udhëtues, në gjysëmfinalen e parë për Kupën e Shqipërisë. Në derbin e veriut, nuk ka patur fitues edhe pse ndeshja ka qenë mjaft e bukur, e luftuar dhe emocionuese. Gjithçka do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit në Laç, aty ku favorit pritet të jenë kurbinasit. Në stadiumin “Zeqir Ymeri”, hyrja ka qenë e lirë dhe një lëvizje e tillë e drejtuesve të Kukësit ka bërë të mbushet në kapacitetin maksimal impianti. Rreth shtatë mijë tifoz kuksianë dhe pak miq nga Laçi e kanë bërë atmosferën të jetë mjaft e nxehtë dhe ti shkoj përshtat edhe takimit mjaft të bukur të luajtur në fushën me bar sintetik. Kukësi ka qenë më pranë golit në disa mundësi por si Popoviç ashtu edhe mesfushorët me tipare sulmuese nuk ja kanë dalë të mposhtin portierin Edvan Bakaj në një ditë mjaft të mirë. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, gjyqtari Sino ka dhënë një numër të madh kartonash pasi incidentet në fushë nuk kanë munguar. Doku është larguar me karton të kuq për kurbinasit ndërkohë që tifozët vendas nuk kanë kursyer hedhjen e disa sendeve të forta në fushë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5570 |