Kupa e Shqipërisë/ Finalja luhet në “Qemal Stafa” në 15 maj | ||||
|
Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet në datën 15 maj. Ky është vendimi që ka marrë Federata Shqiptare e Futbollit. Dy skuadrat finaliste janë përcaktuar. Bylis dhe Laçi për herë të parë në historinë e tyre do të diskutojnë një trofe të rëndësishëm. Kjo ndeshje do të luhet në fushë neutrale dhe është përzgjedhur kryeqyteti për të pritur këtë takim. Në “Qemal Stafa”, në 15 maj do të zhvillohet finalja e Kupës mes Laçit dhe Bylisit, orari është i papërcaktuar. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5978 |