FSHF zhvillon mbledhje me klubet | ||||
|
Klubet u shprehen se jane dakord qe menaxhimi ne forme te centralizuar paraqet avantazhe.  Njoftim per shtyp  E Premte, 21 Gusht, 2009   FSHF organizoi sot, ne Hotel Rogner, nje takim me perfaqesuesit e klubeve pjesemarres ne Kampionatin e Kategorise Superiore. Nga klubet e asaj kategorie, ne takim nuk mori pjese vetem Dinamo.  Qellimi i takimit ishte diskutimi me klubet mbi formen e menaxhimit dhe te shitjes te se drejtes televizive dhe te reklamave per kampionatin e Kategorise Superiore 2009-2010. Ky takim mori shkas nga komente dhe paqartesi qe ishin shprehur nga disa klube ne lidhje me kushtet e propozuara ne projektin e paraqitur nga UFA Sports.  Takimi u zhvillua ne fryme bashkepunimi dhe konstruktiviteti. Klubet u shprehen se jane dakord qe menaxhimi ne forme te centralizuar paraqet avantazhe ne krahasim me format e menaxhimit individual dhe se duhen bere perpjekje qe kjo forme te perdoret qe ne kete sezon.  Ne fund te takimit u ra dakord qe te nenshkruhet nje memorandum bashkepunimi nga te gjitha klubet, qe jane dakort te rifillojne negociatata pas plotesimit te disa kushteve. Dhjete klube ishin dakort per kete. Kundershtoi vetem klubi I Beses,( ndersa Dinamo nuk merrte pjese). U caktua nje grup pune i cili te negocioje me kompanine UFA Sports nje marrveshje e cila te garantoje kushtet si me poshte:  1.      Kompania te ofroje garanci minimale 2..      Kohezgjatje e kontrates te mos jete me shume se 3 vjet me opsion zgjatje dhe 3 vjet te tjera nqs ka pelqim dypalesh 3.      Pagesat nga garancia minimale ne favor te klubeve te kryhen 50% me nenshkrimin e kontrates dhe 50% ne muajin Janar. 4.      Te ardhurat mbi garancine minimale te shperndahen pas perfundimit te Kampionatit. 5.      Skema e shperndarjes sete ardhurave do te perzgjidhet pas shqyrtimit te njeres prej skemave perdoren ne tre kampionate te ndyshme te Europes 6.      Klubet do te mbajne per menaxhim deri ne 50% te siperfaqes se paneleve reklamuese te stadiumeve perkatese. 7.      Klubet qe deshirojne, do te mbajne per sponsoret individuale pjesen ballore te fanelles se ekipit 8.      Klubet do te ruajne te drejten te perdorim per qellime marketimi dhe reklame logot dhe emrat 9.      Te behet e qarte ne marrvshje se klubet do te menaxhojne vete te drejtat nga ndeshjet e tyre nderkombetare  Klubet kerkuan qe marrveshja me shoqerine UFA Sports te diskutohet brenda javes qe vjen. Ata rane dakord qe per periudhen qe negociohet, mos nenshkruajne asnje marrveshje me operatoret televizive.    MEDIA FSHF Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5220 |