HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/Shkumbini-Vllaznia 2-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 23 Janar 2010 15:40   pdfShtypEmail

shkumbini_gol_Skuadra e Shkumbinit e ka filluar pjesen e dyte te Kampionatit me nje fitore shume te çmuar ndaj skuadres se Vllaznise, e cila ishte nga ekipet me aktive ne periudhen e shitblerjeve dimerore. Vendasit ne pjesen e pare ishin me kerkues dhe padyshim goli i shenuar nga Shenaj ishte nje motiv qe skuadra Peqinase te tregohej me dominuese, ndonese Vllaznia u mundua qe ta rrise nivelin e lojes dhe ti pershtatet kundershtarit ne te gjitha drejtimet, sidomos ne pjesen e dyte. Ndoshta ndeshkimi i dy lojtareve me karton te kuq (nga nje per secilen skuader) nga gjyqtari Kridens Meta, duket sikur favorizoj vendasit, te cilet ishin me te dominueshem, ndonese Vllaznia arriti te barazoj momentalisht. Duhet thene se ne formacionin Shkodran, u pane shume ndryshime me lojtaret e ardhur gjate levizjeve dimerore dhe kjo ndoshta ndikoi ne zhvillimin e lojes, pasi ishte takimi i pare zyrtar edhe per trajnerin Martini i cili po mundohet ta konsolidoj skuadren sa me shpejt. Ndonese ne pjesen e dyte loja ishte më me nivel, Vllaznia nuk arriti te marri me shume se humbja ne kete takim. Nga ana tjeter, Shkumbini, duke shfrytezuar edhe faktorin fushe, arriti te marri tri pike shume te vlefshme.

Shkumbini - Vllaznia 2-1

SHKUMBINI : 1-Ibrahim BEJTJA, 15-Dritan KRASNIQI, 5-Ahmet MUJDRAGIC (60' 20-Isidor SEKSERI), 22-Edin FERIZOVIC,  7-Lorenc PASHAJ,  17-Ilirjan CAUSHAJ,  19-Endri BAKIU (86' 8-Donald BALLIU), 11-Viktor GJYLA ( 63' 18-Altin GERBOVIC,  3-Saso GJORESKI,  13-Fejzo SHENAJ, 10-Erjon MUSTAFAJ ,  Tranjer : Perparim DAIU 

VLLAZNIA : 1-Ilion LIKA, 2-Dritan SMAJLI, 13-Liridon LECI, 18-Blazho RAJOVIC, 15-Arsen SYKAJ, 7-Ndricim SHTUBINA, 20-Ilir NALLBANI, 22-Edmond DOCI (70' 14-Armando VAJUSHI), 8-Amarildo BELISHA (Kapiten), 9-Sead HADZIBULIC, 61' 10-Enkel ALIKAJ, 19-Bekim BALA, Tranjer : Edi MARTINI 

Shenues : Altin GERBOVIC 65’, Fejzo SHENAJ 34’ / Ndriçim SHTUBINA 54’ 

Karton te verdhe: Fejzo SHENAJ 72’ / Liridon LECI 59’, Amarildo BELISHA 73’, Bekim BALA 33’ 

Karton te kuq : Erjon MUSTAFAJ 45’ / Blazho RAJOVIC 45’ 

Gjyqtar: Kridens META

Kronika e ndeshjes:

93' Minuta

Perfundon dhe koha shtese. Shkumbini arrin te marre nje fitore te madhe perballe nje Vllaznie e cila ka ardhur ne rritje.

90' Minuta

Perfundon koha e rregullt e lojes, arbitri katert jep tre minuta shtese

86' Minuta

Skuadra e Peqinit bene dhe zevendesimin e trete. Largohet Bakiu dhe aktivizohet Balliu

73' Minuta

Kapiteni i kuqebluve Belisha ndeshkohet me karton te verdhe

72' Minuta

Shenaj ndeshkohet me karton te verdhe

70' Minuta

Largohet Doci per Vllaznine dhe ne vend te tij aktivizohet Vajushi

65' Minuta

Lojtari serb Gerbovic i sapofutur ne loje ne prekjen e tij te pare me topin ka realizuar golin e avantazhit per Peqinin 2-1

63' Minuta

Skuadra e Shkumbinit bene zevendesimin e dyte. Largohet Gjyla e ne vend te ti futet Gerbovic

61' Minuta

Trajneri Martini i eshte kunderpergjigjur kolegut te tij duke larguar nga loja Hadzibulic dhe ne vend te tij ka aktivizuar Alikaj

60' Minuta

Trajneri Daiu kryen zevendesimin e pare, largon nga fusha Mujdragic dhe ne vend te tij aktivizon Sekserin

59' Minuta

Liridon Leci ndeshkohet me karton te verdh

54' Minuta

Nje krosim i Ilir Nallbanit dhe Shtubina e percjell topin ne rrjet duke e goditur me koke. Rezultati barazohet ne 1-1

46' Minuta

Fillon pjesa e dyte. Asnje nga skuadrat ska bere zevendesime

45' Minuta

Pjesa e pare mbyllet me fitoren minimale te vendasve 1-0

45' Minuta

Nje konflikt midis sulmuesit Mustafaj dhe mbrojtesit Rajovic ka sjell tension ne fushen e lojes, por arbitri kryesor Meta ka nderhyre direkt duke i treguar te dyve kartonin e kuq dhe duke normalizuar situaten

34' Minuta

Fejzo Shenaj shenon golin e pare te ketij takimi duke i dhene kryesimin skuadres se Shkumbinit 1-0

33' Minuta

Kridens Meta ndeshkon me karton te verdh sulmuesin e Vllaznise Bekim Bala pas nje nderhyrje te parregullt


Kel Naraçi


busy
komente