HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Flamurtari - Besa 1-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 24 Janar 2010 18:09   pdfShtypEmail

flamurtariGoli i shpejtë i shenuar nga Shehaj ne minuten e 13-të ishte i bollshëm per të mposhtur Besen e Kavajës ne takimin e pare zyrtar  te vitit 2010 per keto skuadra. Një ndihmë të madhe per këtë fitore dha edhe albiri Sadiku, I cili ndoshta eshte kontensuar me shume se cdo gjyqtar tjeter, per gjykimin e tij amatoresk si dhe per vendimet e tij te paekuilibruara dhe jot e drejta.Në minutat e fundit te pjeses së parë nje goditje me kokë e Dhëmbit divijohet dukshem me dorë nga Grami. Ne momentin e parë arbitri nga Elbasani akordoi nje goditje nga kendi por protestat e lojtarëve kavajas e shtynë atë te konsultohej me anesorin i cili e kishte parë prekjen me dorë dhe kryesori dha penallti ne favor te Beses. Ne keto momente fillon turpi i kësaj ndeshje. Ne fushen e lojës hynë trajneri Magani drejtuesi Cipi e me pas edhe kryebashkiaku,Gjika, të cilet e dhunuan verbalisht gjyqtarin Sadiku. Trazirat  vazhduan per 16 minuta  deri kur gjyqtari kryesor arriti te "lirohej"  nga presioni vlonjat dhe beri shenje qe topi te vendosej tek flamuri I kendit, duke lejuar  perseri goditjen nga kendi e ne kete menyre iu rrikthye vendimit te parë pas presioneve te shumta nga ana e vlonjatëve. Ne keto momente deshperimi kaloi perseri ne kampin kavajas. Lojtarët  verdhezinjë iu drejtuan dhomave te zhveshjes dhe arbitri sinjalizoi fundin e pjeses së parë perpara perfundimit te plote, në pamundesi vazhdimit te lojes me vetem një ekip në fushë.

Pas pushimit, lojtaret dhe ekipi I Beses, fale urdherit te presidentit Bizhdili, vendosen te dalin ne fushe per te vazhduar lojen.

 

Pjesa e dytë rifilloj me vrull dhe inat nga ana e lojtarëve kavajas. Sulmet ishin të vazhdueshme por as Xhafa dhe as Sinani nuk arriten te mposhtnin portjerin vlonjat, Moçka. Nje tjeter goditje Besa e mori ne minuten 83 kur Dragusha i vetem u detyrua te ndalte me faull Memen e sapofutur në fushë. Duke parë që ishte mbrojtesi i fundit arbitri me të drejtë i tregoj kartonin e kuq. Por edhe pas ketij kartonit te kuq kavajasit vazhduan të kerkonin barazimin dhe do ta kishin arritur nese "Kllauni" Sadiku do te kishte akorduar nje penellati te paster mbi Xhafaj ne mintat shtese të ndeshjes. Protesta e kavajsave ishin të kota duke pare qe pas pak sekondash sadiku sinjalizoi per perfundimin e takimit.

 

Ne cdo aspect q eta shikosh, ishte me te vertet nje ndeshje TURP dhe nje njollë e zezë per futbollin shqiptar perderisa u arrit deri aty sa trajnerë, drejtues dhe deri një pushtetar te futen ne fushë dhe të kercenojnë gjyqtarin dhe te prishin mbarëvajtjen e nje takim futbollistik.

 

Futbolli shqiptar ka shum probleme por ai kryesori është sigurija dhe drejtësija ne ndeshje. Per tu theksuar është edhe fakti qe në momentet e trazirave në fushe nuk u duk asnje këmbë polici!!!

 

Flamurtari – Besa 2-1 

Flamurtari: 1-Shpetim MOCKA, 11-Franc VELIU,  2-Elton GRAMI, 15-PULIZ , 7-Gerhard PROGNI( 90' Bledion GUGA), 28-Artan SAKAJ, 20-Taulant KUQI, 19-Hair ZEQIRI (28' 6-Halim BEGAJ), 22-Odhise ROSHI,  10-Ardit SHEHAJ (45’ 9-Devis MEMA), 8-Mario BILLEN – Trajner : Gugash MAGANI 

Besa: 1-Edvan BAKAJ, 5-Alban DRAGUSHA, 4-Endri VRAPI, 25-Blerim HASALLA, 13-Artion POCI, 3-Renato ARAPI, 8-Erbim FAGU, 20-Paulin DHEMBI, 21-Bledar MANCAKU , 9-Vioresin SINANI, 22-Daniel XHAFA  - Trajner : Shpetim DURO 

Gjyqtar: SADIKU 

Karton te verdhe: PULITZ / Endri VRAPI, Artion POCI, Bledar MANCAKU 

Karton te kuq: Elton GRAMI 43’ / Alban DRAGUSHA 88’ 

Shenues: Ardit SHEHAJ 13’


Kel Naraci


busy
komente