HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Tirana-Dinamo 1-2 / Tirana humbet me gola, fiton me kartona
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 25 Janar 2010 21:59   pdfShtypEmail

Derbi Tirana-Dinamo ka pasur gjithçka brenda. Tre gola te shenuar, kater kartona te kuq, tre per Tiranen dhe nje per Dinamon, nje penallti per skuadren bardheblu por dhe incidente. Konflikt, grusht mes lojtare dhe ne fund edhe futja e tifozerise se Tiranes ne fushe. Dinamo ka fituar 2-1 me Tiranen, per skuadren e Muçes perpos gjithçkaje ndodhi ne fushe, kjo fitore e ka bere te preke me njeren dore titullin kampion, pasi tashme diferenca me ndjekeset eshte 16 pike me Tiranen dhe me Besen 15 pike(kjo e fundit me nje ndeshje me pak)dinamo_bakaj_lojtaret


Tirana : 1-Blendi NALLBANI,19-Tefik OSMANI,16-Abraham ALECHEHWU, 28-Julian AHMATAJ (81’ 25-Elvis SINA), 15-Ditmar BICAJ, 6-Andi LILA, 14-Bledar DEVOLLI, 8-Jetmir SEFA,
10-Devi MUKA(CAP), 17-Gjergji MUZAKA (66' 12-Pece KORUNOVSKI), 9-Sebino PLAKU (79' 23-Sabien LILAJ)

Trajner : Alban Tafaj

Dinamo : 1-Elvis KOTORRI, 5-Arjan PISHA (CAP)2-Lucas MALACARNE, 3-Gentian MUCA (81' 6-Erion XHAFA), 8-Del MONTE (69' Nertil FERRAJ), 23-Papa DIOP (46' 10-Bekim KULI), 11-Emiliano VILA, 17-Rafael SOSA, 19-Erlis BAKAJ, 14-Igli ALLMUCA, 29-Fatjon SEFA

Trajner : Shkelqim Muca

Arbiter : Bardhyl Pashaj

Gola : Muzaka (P) 45’+2’; Malacarne 68’, Bakaj 88’

Kartona verdhe : Jetmir Sefa; Elvis Kotorri, Igli Allmuca

Kartona te kuq : Ditmar Bicaj, Devi Muka, Blendi Nallbani; Elis Bakaj


Komenti i ndeshjes minute pas minute:


90"+10 Minuta

Perfundon derbi me fitoren e Dinamos 2-1. Te gjitha i pati ky derb. Kartona te verdhe, te kuq, grushta dhe gola.

90'+9 Minuta

Afor10-te minuta shtese deri me tani e nuk dihet e sa do zgjase.

90+7' Minuta

Ne minuten e 97 Osmani mund te barazonte por pret Kotorri

90'+5 Minuta

Ne minuten e 95-te tifozet hyjne serish ne fushe. Forcat e rendit nuk dine cte bejne. Kaos ne fushen e  lojes dhe brenda stadumit dhe ne shkallet e tij

90'+2 Minuta

Ne minuten e 92 Alban Tafaj shan dhe tenton te gjuaj Bakajn. Skandal ne stadiumin Qemal Stafa

90'+1 Minuta

Ne minuten e 91 ndeshkohet me karton te kuq Muka dhe Bakaj. Grushta mes dy lojtareve

89' Minuta

Tension mes Mukes dhe Kulit. Muka godet Bakajn me grusht

88' Minuta

Bakaj shenon golin e dyte dhe te fitores per momentin

87' Minuta

Tirana ka te drejten e nje goditje kendi

84' Minuta

Nertil Ferraj provon me nje gjuajtje nga 30-metra por topi kalon pak jasht kuadratit

83' Minuta

Fatjon Sefa rast ideal per te realizuar golin e dyte

81' Minuta

Largohet Ahmataj dhe futet Elvis Sina per Tiranen kurse per Dinamon del Muca dhe futet Xhafa

79' Minuta

Largohet Plaku dhe futet Lilaj pe Tiranen

73' Minuta

Portieri Korunovski demtohet gjate nje perplasje me Bakajn. Pas marrjes se ndihmes mjekesore ai eshte gati per loje

69' Minuta

Largohet Del Monte dhe futet Nertil Ferraj

68' Minuta

Asist i Bakajt dhe Malacarne barazon rezultatin

67' Minuta

Faull per Dinamon kroson Elis Bakaj

65' Minuta

Nallbani kercenon anesorin dhe shane tifozet dhe lojtaret e Dinamos

64' Minuta

Portieri Nallbani nderhyn ne menyre te gabuar ndaj Sosa dhe Pashaj i tregon kartonin e kuq

63' Minuta

Bakaj kroson drejt zones po asnje nga lojtaret e Dinamos nuk ka mundur te perfitoje

62' Minuta

Gentian Muca shenjestron porten e Nallbanit nga distanca, por gjuan ne menyre shume te gabuar

61' Minuta

Plaku shkakton faull ndaj kapitenit Pisha. Ish shoke skuadre pjesen e pare te kampionatit

58' Minuta

Muka nderhyn ashper ndaj Sosa-s dhe arbitri Pashaj i tregon kartonin e verdhe. Kapiteni i jep doren arbitrit duke pranuar ndeshkimin

58' Minuta

Muzaka dhe Ahmataj nuk arrijne te dyfishojne rezultatin pavaresisht qe gjenden shume prane portes se Kotorrit

55' Minuta

Muzaka fiton goditje kendi

53' Minuta

Bakaj jep nje asist per Fatjon Sefen ne zonen e bardhebluve. Ky e nxjerr topin per Gentian Mucen por qe nuk tregohet i sakte dhe shkakton faull ndaj Jetmir Sefes

50' Minuta

Lila shkakton faull

46' Minuta

Fillon pjesa e dyte. Trajneri Muca largon Diopin dhe ne vend te tij aktivizon Kulin

45' Minuta

Perfundon pjesa e pare me fitoren e kampioneve me rezultatin 1-0

45' Minuta

Ne minuten e dyte shtese Muzaka qe fitoi penalltine e merr persiper ekzekutimin e saj. Ai shenon dhe kalon ne avantazh bardheblute

45' Minuta

Ne minuten e pare shtese nje asist i Mukes per Muzaken e nxjerr ate te vetem perballe Kotorrit i cili e pengon ne menyre te parregullt. Arbitri Pashaj ndeshkon Kotorrin dhe jep penallti

45' Minuta

Bakaj gjuan nga 25-metra, por gjuajtja e tij shume qendrore e pa problem per Nallbanin

44' Minuta

Bakaj shkakton faull ndaj Devollit

43' Minuta

Tensinohet ndeshja. Osmani dhe Sefa debatojne mes tyre. Arbitri i paralajmeron per here te fundit

42' Minuta

Igli Allmuca ndeshkohet me karton te verdh per stimulimit.

41' Minuta

Nga kendi kroson Bakaj, por topi i futur ne zone nga ai largohet nga Ahmataj

40' Minuta

Dinamo ka te drejten e ekzekutimit te nje goditje nga kendi

34' Minuta

Sebino Plaku zihet ne pozicion jashte loje

28' Minuta

Goditja e kendit krosohet nga Bakaj dhe nuk sjell asnje rrezik

27' Minuta

Dinamo fiton te drejten e nje goditje kendi

21' Minuta

Ahmataj kroson topin drejt zones por mbrojtesit blu kane larguar rrezikun nga porta e tyre

20' Minuta

Del Monta shkakton faull ndaj Muzakes

17' Minuta

Mbrojtesi Lila pas nje inkursioni vetiak gjendet para portierit Kotorri, por gjuajtja e tij ka qene shume e dobet e pa probleme per portierin Dinamovit

16' Minuta

Mesfushori Julian Ahmataj ka gjuajtur nje top nga rreth 30-te, metra duke rreqethur traversen

15' Minuta

Elis Bakaj zihet ne pozicion te parregullt

11' Minuta

Tirana fiton te drejten e nje goditje denimi pas nje nderhyrje te parregullt ndaj Jetmir Sefes

7' Minuta

Tirana mbetet me dhjete lojtar. Mbrojtesi Bici ndeshkohet me karton te kuq pas nje nderhyrje te parregullt ndaj Bakajt dhe si lojtar i fundit arbitri Pashaj i nxjerr kartonin e kuq

4' Minuta

Allmuca fiton nje goditje te lire ne mes te fushes

2' Minuta

Jetmir Sefa ndeshkohet me karton te verdh per nderhyrje te parregullt ndaj Viles

1' Minuta

Topin e pare nga qendra e luajne bardheblute

1' Minuta

Mbahet nje minute heshtje ne nderim te Panojot Panos para fillimit te derbit te javes se XVIII

 

Klevis Bejkolli


busy
komente