FSHF dënon dhunën në fushat shqiptare | ||||
|
Federata Shqiptare e Futbollit, e shqetësuar për aktet e dhunës që janë shfaqur në ndeshjet e javës së 18 - të Superligës, të cilat, pavarësisht mbarëvajtjes së mirë së aktivitetit, kërkojnë që të prishin imazhin e futbollit shqiptar, deklaron: 1. Federata Shqiptare e Futbollit dhe i gjithë komuniteti futbolldashës, dënon aktet e dhunës në fushat shqiptare. Dënon shkeljet e Rregullores dhe aktet e dënueshme që s’ knë asgjë të përbashkët me zhvillimimin normal të lojës. 2. Dënon ngjarjet në në fushën e stadiumit “Flamurtari”, ku fusha është invaduar nga zyrtarë të klubit dhe drejtues të Bashkisë së Vlorës. 3. Dënon ngjarjen e rëndë të ndodhur në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, gjatë ndeshjes Tirana-Dinamo, ku pas konfrontimit mes futbollistëve dhe drejtuesve të të dyja skuadrave, në fushë kanë zbritur edhe tifozë që kanë shkatërruar gjithçka që mund të mbetej nga një ndeshje futbolli. 4. FSHF, i bën thirrje të gjithë faktorëve që ndikojnë në lojën e futbollit që të japin kontributin e tyre, që ajo të zhvillohet sa më mirë dhe në mënyrë sa më cilësore. Me kualitet, respekt dhe “Fair Play” 5. I bën thirrje forcave të policisë, organizmave shtetërore dhe të gjithë atyre faktorëve që kontribojnë për të mirën e futbollit, që të japin më të mirën e tyre për zhvillimin e lojës dhe për të siguruar mbarëvajtjen e garës. 6. FSHF, është e vendosur që nëpërmjet komisioneve dhe organizmave të saj, të dënojë të në mënyrën më të ashpër, aktet e dhunës dhe t’u hapë atyre, dënimin e merituar në bazë të Rregulloreve dhe Ligjeve të Futbollit.
Federata Shqiptare e Futbollit Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3954 |