HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Flamurtari – Besa 3–0
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 03 Shkurt 2010 17:32   pdfShtypEmail

flamurtariNdeshja Flamurtari-Besa e vlefshme per javen e XVIII te Kategorise Superiore, eshte rilujatur diten e sotme pas problemeve qe u shfaqen diten e zhvillimit te ketij takimi. Ndeshja eshte zhvilluar ne nje stadium te boshatisur  pas denimit te dhene nga komisioni disiplines dhe te pranishem kane qene shume pak njerez te cilet qendronin ne tribune VIP te stadiumit Flamurtari. Binte ne sy prania e dy bashkiakeve te dy qyteteve perkatese prane njeri-tjetrit. Ndeshja ka filluar me mire per vendasit te cilet kane rrezikuar disa here porten e Orges Shehit. Ne minuten e 25-se, arbitri Kridens Meta do te akordoje nje penallti ne favor te vendasve. Do te jete kapiteni Sakaj qe do e marre persiper dhe do te shenoje golin e pare duke kaluar skuadren e tij ne avantazh. Pjesa e pare mbyllet me fitoren minimale te kuqezinjve.

Ne pjesen e dyte pritej nje reagim i miqve nga Kavaja, por per hire te se vertetes nuk erdhi per asnje cast. Skuadra e Beses ka qene in-ekzistente ne fushen e lojes. Nuk ka qene ajo skuader te cilen jemi mesuar te shikojme ne fushen e lojes. Pjesa e dyte ka folur vetem per Flamurtarin i cili ka shenuar dhe dy here te tjera me dy blerjet e reja qe ka bere ne merkaton e Janarit. Ne te 69-ten, ka qene Migen Memelli qe i ka ngritur shifrat ne 2-0, kurse shqiptari nga Maqedonia, Njazi Lena ka shenuar golin e trete dhe te fundit ne kete ndeshje ne minuten e 82-te. Kjo ka qene ndeshja me e dobet e zhvilluar nga skuadra e trajnerit Duro. Me kete fitore skuadra bregdetare ngjitet ne kuoten e 18-pikeve, po aq sa ka dhe Gramozi, por ka golavarazh me te mire se kolonjaret dhe renditet ne vendin e 10-te.

Flamurtari : Moçka, Puljiz, Progri, Veliu, Grami, Roshi, Sakaj, Billan, Kuqi, Memelli, Shehaj

Trajner : Gugash Magani

Besa : Shehi, Vrapi, Arapi, Fagu, Dragusha, Poci, Cikalleshi, Shkembi, Dhembi, Mancaku, Sinani

Trajner : Shpetim Duro

Arbiter : Kridens Meta

Kartona verdh : Progri, Vrapi, Arapi

Golat : Sakaj 26’, Memelli 69’, Lena 82’

Altin Ngjela


busy
komente