Ilir Bejtja: Arben Laze eshte presidenti ekipit | ||||
|
Eksluzive / Ilir Bejtja : Arben Laze eshte presidenti ekipit Kryetari i këshillit mbikqyrës Z.Ilir Bejtja në një intervistë eksluzive për Albaniasoccer.com i është përgjigjur shumë pytejve të ngritura nga vetë sportëdashësit ebasanas të cilët nuk janë fort enuziastë në këtë fillim kampionati të kategorisë së parë ku dhe skuadra verdheblu militon këtë sezon. Albaniasoccer : Mendoni se me këtë gup të rinjsh Elbasani ka eksperiencën e duhur për tu rikthyer në Superligë ? Të gjithë ne kemi besim të plotë tek futbollistët tanë. Ne kemi mesfushën më të mirë të Kategorisë së parë mbase edhe më të mirë se disa skuadra që janë në Superiore. Me disa përforcime që do bëhen këto ditë skuadra do te kompletohet. Elbasani vitin e ardhshëm do jetë në Superligë. Albaniasoccer: Mund të na thoni disa emra konkret të lojtarëve që do afrohen ? Emra nuk mund të zbuloj për momentin. Mund tju them që do marrim një qëndër mbrojtës dhe një sulmues i cili luan me skuadrën shpresa të Shqipërisë. Gjithashtu këto dy-tre ditë do vijnë dhe tre afrikanë nga të cilët mendojmë se do te mbajmë dy. Me këto përforcime skuadra do jetë gati për startimin e kampionatit. Albaniasoccer : Duket sikur mungojnë "emrat" tek Elbasani kete sezon? Ndonje arsye konkrete? Unë personalishtë jam kundër emrave. Të njëtin mendim me mua kanë ndarë dhe drejtuesit e tjerë të klubit. Ne në përbërje të skuadrës kemi emra lojtarësh me shumë të ardhme dhe të cilët janë të afirmuar pasi kanë luajtur dhe me skuadrat kombëtare të moshave. Ata kanë mbështetjen tonë të plotë. Albaniasoccer: Trajnerët "Dosti - Guranjaku" , a janë zgjedhja e duhur ? Si trajneri Dosti dhe ndihmësi i tij Guranjaku kanë gjthë besimin tonë. Për situatën dhe kategorinë që jemi ne kemi menduar që ata janë të duhurit. Albaniasoccer: A janë të vërteta fjalët që bashkia do të shesë aksionet e veta ? Akoma nuk ka një konfirmim nga ky institucion nëse do i shesë apo do i mbajë aksionet. Pak rëndësi ka se c'farë bënë bashkia, pasi nëse shiten aksionet do të thotë që do të ketë të ardhura për klubin e do jetë dikush tjetër që do derdhë lekë për skuadrën. Nëse shiten aksionet do të thotë që do ndërrohet vetëm pronari i tyre pasi detyrimet ndaj SHA-së do të jenë të njejta. Albaniasoccer: Tifozët mendojnë se shitja e aksioneve nga Bashkia ka të bëjë ndoshta dhe me ndryshimin e presidentit ? Kam degjuar dhe stërdëgjaur shumë fjalë të tilla të cilat nuk më mërzisin më. Dua ta ritheksoj që presidenti Laze ka aksionet e tij dhe ai mund të bëjë me to ctë dojë, por deri sa ai i ka në zotërimë pjesën më të madhe është ai president i KF Elbasanit dhe asnjë tjetër. Klubi nuk ka asnjë detyrimë kështu që nuk mund të shpallet falementi sic qarkullojnë disa zëra keq dashës. President i Kf Elbasanit mbetet Arben Laze Albaniasoccer: Ka buxhet të mjaftueshëm KF Elbasani për të përballuar gjithë sezonin futbollistik ? Kemi një buxhet të limitizuar, por kjo nuk do të thotë që s'duhet të arrijmë objektivin kryesor që është rikthimi ne Superiore. Duke mos pasur emra të mëdhenj në skuadër të cilët më shumë kërkojnë se sa japin jemi OK. Financat për gjtihë lojtarët janë të sigurta dhe tifozëria e zjarrtë elbasanase duhet të qëndrojë e qetë. Albaniasoccer: Ju faleminderit për bashkëbisedimin Ju faleminderit juve dhe ju uroj suksese Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5831 |