Kategoria Superiore / Shkumbini-Tirana 1-0 | ||||
|
Nje gol spektakolar i Isidor Seksenit ne pjesen e dyte i ka dhene fitoren minimale Shkumbinit dhe e fundos akoma me teper Tiranen. Pas nje pjese te pare pa gjak nga te dyja skuadrat, ne mes te pjeses se dyte Shkumbini ka perfituar nga nje gjuajtje e Seksenit nga rreth 25 metra duke « shtangur » edhe portierin Blendi Nallbani me topin e perfunduar midis dy shtyllave ne kendin e siperm te portes se mbrojtur nga portiere tiranas. Pas kartonit te kuq te nxjerre nga gjyqtari Sokol Jareci per sulmuesin Peqinas Erjon Mustafaj, accarrimi i panevojshem i publikut dhe lojtareve vendas e tensionoi lojen dhe vazhdimi i ndeshjes u pershkrua nga nje nervozizem midis lojtareve ne fushe. Mustafaj goditi me beryl mbrojtesin Andi Lila dhe gjyqtari jareci nxorri direct kartonin e kuq per sulmuesin vendas. Ky akt nuk u prit mire nga stafi, lojtaret dhe sportdashesit vendas si dhe nga ana e deputetit dash Sula i cili si gjithnje eshte ne krye te situatave problematike qe shfaqen ne takimet qe luhen ne Peqin. Kushtet skandaloze te fushes si dhe nje Tirane pa pike motivimi, deshire dhe mos angazhimi ne loje e bene fitoren edhe me te lehte per skuadren e Shkumbinit qe ndonese me 10 lojtare gjate gjithe pjeses se dyte ka dominuar ndaj miqve e motivuar edhe nga publiku vendas. Me kete fitore Shkumbini ngjitet ne vend te peste, me dy pike me pak se Tirana e vendit te trete. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3847 |