HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Dinamo - Besa 1-0
nga AlbaniaSoccer   E martë, 16 Shkurt 2010 00:58   pdfShtypEmail

dinamo_bakaj_lojtaretSosa ndeshkon per te dyten here Besen duke vrare perfundimisht edhe kampionatin.

Skuadra e Dinamos ka arritur te fitoje minimalisht ndaj skuadres se Beses me rezultatin 1-0. Blute e Shkelqim Muces nuk dine te ndalen duke thelluar edhe me shume distancen me vendin e dyte qe mbahet nga skuadra simpatike e Beses. Me kete fitore ata ngjiten ne kuoten e 54-pikeve plot 15-pike me shume se Besa e vendit te dyte. Si per ironi do te ishte serish argjentinasi Sosa qe shenoi golin e vetem ne kete ndeshje ashtu sic kishte ndodhur dhe ne ndeshjen e fazes se pare ne Kavaje.

Djemte e Duros e kane filluar mire lojen duke qene me kembengules ne drejtim te portes se Kotorrit, por vendasit kane qene te mire vendosur ne fushen e lojes duke i neutralizuar te gjithe sulmet e verdhezinjve. Ne minute e 17-te, Besa do te ekzukutonte dy goditje kendi te nje pas njeshme, por  Kotorri tregon vlerat e tij duke neutralizuar gjithcka. Rreziku i pare ne porten e Shehit erdhi ne minute e 25-te, nga Ferraj i cili gjuan bukur nga rreth 25-metra ku po kaq bukur grushton dhe portieri kavajas. Ne minute e 32-te, vendasit fitojne te drejten e nje goditje kendi. I perhershmi Bakaj kroson dhe argjentinasi Sosa shenon golin e avantazhit i cili do te rezultonte dhe goli i vetem ne perfundim te 90-te, minutave. Pjesa e pare mbyllet me dy minutat shtese te akorduara nga arbitri i katert. 

Pjesa e dyte fillon me nje zevendesim per Dinamon. Trajneri Muca largon Maloten dhe ne vend te tij aktivizon senegalezin Diop. Skuadra mike mundohet te reagoje, por blute me ne krye kapitenin Pisha jane nje barrikade e forte. Ne minuten e 53-te, vjen dhe zevendesimi i dyte per blute. Largohet Ferra dhe ne vend te tij aktivizohet Sefa. Ne minute e 58-te, arbitrit kryesor Jemini do ti duhet te nxjerre per here te pare nga xhepi i tij kartonin e verdhe duke ndeshkuar Allmucen. Ne minute e 62-te, numri i kartonave te verdhe  barazohet pasi Endri Vrapi  ndeshkohet per nje nderhyrje te parregullt ndaj Sosas. Trajneri Duro ne minute e 63-te, kryen zevendesimin e pare duke larguar Cikalleshin dhe aktivizuar Tragajn. Nje levizje e cila ne perfundim te ndeshjes do te rezultonte e gabuar pasi Tragaj do te humbiste shume topa dhe nuk do te bente asnje krosim te mire ne zonen kundershtare. Ne minute e 77-te, per Besen ne loje futet Hasalla dhe largohet Mihani. Ne minute e 80-te, kapiteni Pisha  ndeshkohet me karton te verdh duke u bere i dyti lojtar i ndeshkuar per Dinamon. Bakaj kryen nje nderhyrje shume te gabuar ndaj Shkembit duke e gjakosur ate. Ky veprim sjell tensione ne fushen e lojes, por qe perfundon me nje shtrengim duarsh mes dy futbollisteve dhe nje karton te verdh per dinamovitin. Ne te 86-ten minute, Muca largon autorin e golit dhe ne vend te tij aktivizone Erjon Xhafen. Arbitri katert jep pese minuta shtese te cilat nuk sjellin asnje ndryshim ne rezultat. Pas kesaj fitoreje Dinamoja mund te quhet pa frike kampionia e sezonit 2009-2010.

Dinamo - Besa 1-0 (Klikoni per skeden e ndeshjes)

Klevis Bejkolli

busy
komente