HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 22 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Erion Hoti : Respekte për tifozërinë Shkodrane
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 27 Gusht 2009 06:11   pdfShtypEmail
erion_hoti_1Duke marrë shkasë nga një shkrim të bërë në një të përditshme sportive vetë futbollisti ka kërkuar të bëjë një përgënjeshtrim në lidhje me ato që janë thënë, pasi nuk kanë qenë fjalët e tij madje ai pohon që as ka folur me gazetarin në fjalë. Erion Hoti për Albaniasoccer.com ka thënë: “ Unë jam rritur në Shkodër dhe skuadra ime e zemrës Vllaznia më mësoi të luaj futboll dhë më dha mundësinë të bëhem futbollist. Këtë nuk mund ta harroj si nuk mund të harroj atë tifozëri të mrekullueshme që më ka mbështetur sa herë kam luajtur në “Loro Boriçi”. Më ka ardhur keq kur kam lexuar në një gazetë që thuhej që kisha deklaruar që kërkoj ti shënoj gol Vllaznisë. Diçka e tillë nuk ka dal nga goja ime, por dua të them si profesionist që jam unë bëj detyrën time dhe jap më të mirën në fushë për skuadrën për të cilën luaj dhe më paguan për punën që unë bëjë. Para kësaj sfide nuk kam dashur të flas e doja që të kalonte në heshtje pasi unë do flisja vetëm në fushën e lojës. Nuk më vjen mirë pasi këto shpifje trasformojnë shume gjëra dhe më fusin në një konfikt në distancë si me tifozërinë shkodrane apo dhe me atë firake. Hoti respekton në maksimum si tifozërinë shkodrane e cila me mbështeti në hapat e parë që ai bëri drejtë futbollit profesionistë si dhe atë firake e cila më ka pritur shumë ngrohtë dhe vazhdonë të më mbajë shumë afër prandaj kam detyrime ndaj të dy tifozërive dhe kjo ka qenë arsyeja që skam dashur të flas për këtë sfidë. Unë jam profesionistë e do flase vetëm në fushën e lojës për këtë sfidë dhe në asnjë vend tjetër. Ju falenderoj që më dhatë mundësinë për të shpjeguar pozicionin tim”, ka përfunduar prononcimin e tij mesfushori shkodran i Apolonisë i cili është paraqitur shumë i mërzitur.

Klevis Bejkolli

busy
komente