HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 25 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Halili-Vata: Duka fillon garen me tete vota te paligjshme!
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 04 Mars 2010 22:54   pdfShtypEmail

refik_halili_donator_tek_tirana_thumbSot ne seline e tij, presidenti i Tiranes Refik Halili njekohesisht dhe rivali i Armando Dukes per zgjedhjet ne FSHF, ka dale se bashku me kantidatin tjeter, Rudi Vata por dhe nen prezencen e Sulejman Staroves dhe avokatit Riza Hicka, ne nje konference per shtyp. Vec problematikave te ndryshme dhe diskutimeve para zgjedhore, Halili ne fund ka shperndare nje njoftim per shtyp qe vijon si me poshte:

"Si jeni ne dijeni me daten 9 Mars 2010 zhvillohet Asambleja Zgjedhore e F.SH.F. Para jush po parashtroj disa nga shqetesimet e mia qe kane te bejne me kandidimin tim ne postin e Presidentit te F.SH.F dhe shkeljeve statutore te bera nga stafi drejtues aktual I F.SH.F.
Keto shkelje krijojne klimen e nje pabarazie te kandidateve ne kete gare.
Me konkretisht ju spjegoj si me poshte:
Statuti aktual dhe rregullat e procedurave te asamblese nuk parashikojne pjesmarrrjen e vezhguesve si perfaqesues te secilit kandidat. Keta vezhgues duhet te pranohen dhe te jene present ne numerimin e votave, te firmosin fletet e votimit.
Çdo kandidad duhet te kete mundesine e thirrjes te te ftuarve ne kete asamble me numer te barabarte.
Sipas statutit dhe rregullores se asambleses vepron aktualisht komisioni I verifikimit te dokumentacionit te kandidatit. Ky komison I cili drejtohet nga Z-Shyqyri Ballgjini, duhet te shpallte me venim te arsyetuar miratimin e kandidadeve dhe delegateve ne asamble dhe ne te njejten kohe, po me vendim duhet te arsyetonte perjashtimin e ndonje kandidadi apo te ndonje delegati. Deri ne keto momente nuk eshte shpallur asnje vendim, por jane skualifikuar pa motive I propozuari I Bashkise Tepelene, per anetar I KE, Z.Fatbardh Jera (bashkangjitur ju dergoj nje kopje te Autorizimit te Bashkise Tepelene) analog eshte dhe rasti I Klubit Partizani.
Duke thyer parimin, nje anetar nje vote, Shoqata e Futbollit Amator, e cila eshte nje anetare e F.Sh.F, ka te drejten e tete votave. Kjo shoqate e cila nuk eshte regjistruar ne gjykate paraqet tete delegate me nga nje vote secili, delegate keta qe nuk jane zgjedhur nga nje forum, por jane percaktuar nga pergjegjesi I tyre I cili eshte punonjes ne F.Sh.F ( per dijeni pergjegjesi eshte Z.Millan Baci)
Eshte e pajustifikueshme mbasi nuk ka asnje praktike si brenda dhe jashte vendit qe asamblete zgjedhore te behjen larg selise se F.Sh.F. Asamble te zakonshme mund te behen ne nje qytet tjeter, por ne rastin konkret kemi te bejme me nje asamble zgjedhore.
Ne rendin e dites se miratuar nga KE per kete asamble nuk parashikohen berje pyetjesh dhe diskutime ne momentin kur duhet te miratohet buxheti. Kjo eshte ne kundershtim me te drejtat qe kane anetaret e nje shoqate siç eshte ne rastin konkret.
Te gjitha shqetesimet e parashtruara me siper ja kemi bere me dije UEFA dhe Ministrise se Kultures, Turizmit Rinise dhe Sporteve” kane qene keto ato cfare ka shprehur Halili.

Enea Shtrepi

 


busy
komente