FSHF / Kunderpergjigjet ndaj akuzave te Halilit! | ||||
|
FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT S E K R E TAR IAT I Njoftim per mediat 4 Mars 2010 Sekretariati i Pergjithshem i Federates Shqiptare te Futbollit njofton se pohimet e bera sot ne nje konference per shtyp mbi parregullsi ne dokumentacionin ligjor te anetareve te FSHF dhe implikim te punonjesve te Sekretariatit te Pergjithshem ne procedurat zgjedhore jane te paverteta. Ne lidhje me keto pohime informojme si me poshte: 1. Mbeshtetur ne nenin 22, pika 2, germa “a” te Statutit, Shoqata e Mjekesise Sportive eshte anetare e Federates Shqiptare te Futbollit. Ajo eshte regjistruar si person juridik me vendimin nr 6936, date 24.10.1995, ne Gjykaten e Rrethit Tirane. 2. Statuti nuk percakton asnje subjekt te quajtur “Shoqata e Futbollit Amator” si anetar te Federates Shqiptare te Futbollit. Futbolli amator perfaqesohet ne Asamblene e Pergjitheshme te FSHF ne perputhje me nenin 22, pika 3, te Statutit te FSHF. 3. Me thirrjen e Mbledhjes se Asamblese se Pergjitheshme, Sekretariati i Pergjithshem i FSHF-se ka vepruar vetem ne funksion te plotesimit te kerkesave Komisionit te Verifikimit te Asamblese. Ne asnje rast punonjesit e tij nuk jane angazhuar te caktojne apo ndikojne ne caktimin e delegateve apo kandidateve per organet drejtuese te FSHF-se. Media-FSHF Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3371 |