HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ervis Kraja: Evropa dhe Kombetarja objektivat kryesore!
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 13 Mars 2010 14:05   pdfShtypEmail

ervis_kraja_skenderbeu_gramozi_4_1Ervis Kraja, nje nga lojtaret kryesor te mbrojtjes tek Vllaznia, mendon se skuadra Shkodrane i ka te gjitha mundesite qe nese arrin rezultate pozitive ndaj pretendenteve mund te ngjitet deri ne vendin e trete dhe te siguroj nje aktivizim ne Kupat Evropiane edicionin e ardhshem. Ne nje bisede per Albaniasoccer.com ai shprehu gjithashtu interesimin personal per nje aktivizim me kombetaren ne te ardhmen nese puna e tij sistematike per te rritur nivel personal fiziko-taktik tregon ngritje. 

Albaniasoccer : Ne radhe te pare si po shkojne punet tek Vllaznia?
Ervis Kraja : Mendoj se tashme kemi hyre ne rrugen e duhur edhe pse kemi shume pune per te bere.
 

Albaniasoccer :  Per te arritur ku?
Ervis Kraja : Per te arritur tek objektivi yne qe eshte kualifikimi per ne kupat europiane.

 

Albaniasoccer : Mendon se do ta arrini me ane te fitimit te Kupes?
Ervis Kraja : Ajo eshte nje mundesi por ne kemi besim edhe tek arritja e vendit te trete meqe ndeshjen e ardhshme do te lozim me Laçin ne Shkoder dhe kete ndeshje do ta fitojme patjeter.

 

Albaniasoccer :  Domethene ti mendon se eshte Laçi konkurrenti i vetem per vendin e trete?
Ervis Kraja : Jo por kjo eshte ndeshja e radhes dhe Laçi ndodhet ne ate pozicion. Plus, mos harrojme edhe ndehskimin qe na beri Laci ne Shkoder, do te na e rrisi motivimin. Ne mendojme se kemi shanse dhe mundesi te fitojme edhe ndeshjen tjeter direkte kunder Tiranes duke ditur forcen e skuadres sone.


Albaniasoccer : Laçi ju ka mundur ne te dyja ndeshjet kete sezon, nderkohe qe me Tiranen keni shkembyer fitore jashte fushes!
Ervis Kraja : Eshte e vertete, prandaj mendoj qe me Lacin ka ardhur koha e fitores. ne mendojme se kemi skuader ne gjendje per te fituar te dyja takimet me keto skuadra dhe nese duhet te arrijme atje ku pretendojme duhet te fitojme ndaj ketyre dy ekipeve qe jane pretendentet direkte..

 

Albaniasoccer : Si e shikoni shtyrjen e kampionatit?
Ervis Kraja : Ne mendojme se eshte nje gje pozitive se na jep me teper kohe per tu permiresuar dhe per tu ambjentuar me lojen e trajnerit.

 

Albaniasoccer :  Po per sa i perket ekseperiences personale tek Vllaznia cfare mund te na thuash?
Ervis Kraja : Dua te them qe jam shum i kenaqur qe u riktheva ketu.

 

Albaniasoccer :  Dmth nuk je i penduar per kete zgjidhje qe ke bere?
Ervis Kraja : Absolutisht jo.Ky eshte qyteti im dhe ekipi ku u formova si lojtar dhe tek Vllaznia ndihem shum mire. Si me shoket e ekipit ashtu edhe me stafin drejtues.

 

Albaniasoccer :  Mendon se me ane te aktivizimit tek Vllaznia do te arrish kombetaren?
Ervis Kraja : Per momentin un mendoj te bej me te miren per te arritur objektivat qe ne si ekip kemi. Por jam i sigurt qe me ane te punes do te arrij te fitoj besimin e trajnerit te kombetares.

 

Albaniasoccer :  Ti je i kenaqur tek Vllaznia.Po Vllaznia mendon se eshte e knaqur me ty?
Ervis Kraja : Besoj se po.Kete e them sepse rezultatet po me japin te drejte.Edhe ne ndeshjen e Peqinit reparti i mbrojtjes mori shume komplimente edhe nga vet presidenti Fushaj i cili na beri « elozhe » personalisht per lojen e mire qe zhvilluam ne mbrojtje.

 

Albaniasoccer :  Ervis shum faleminderit per kohen qe na dedikove dhe te urojme suksese te metejshme ne karrieren tende.
Ervis Kraja : Si gjithmone per mua eshte nje kenaqesi te flas me ju dhe un ju uroj gjithashtu pune te mbare ne mbeshtetjen e futbollit shqipetar.


Kel Naraçi


busy
komente