Muça / Skuadra, jashte forme per mungese motivimi! | ||||
|
Pas humbjes ne Korce, perballe Skenderbeut, trajneri I Dinamos, Shkelqim Muca, ka deklaruar se skuadra e tij nuk ka qene ne forme per mungese motivimi. Sipas tij, nje ekip qe ka fituar kampionatin shume kohe para se te perfundoje, e ka te veshtire te jape maksimumin. “Ne asnje menyre nuk duam qe te tolerojme ne ndeshjet e kampionatit, pavaresisht kundershtarit apo pozitave qe ai ka. Dinamo nuk mendon t’u dhuroje skuadrave te tjera fitore te lehta ne fushen e lojes. Megjithate, ne situaten aktuale eshte shume e veshtire qe skuadra te motivohet dhe te luaje ne 100 per qind te mundesive. Lufta per titull eshte mbyllur prej shume kohesh dhe pritej qe nje renie e tille te ndodhte. Edhe vete kishim paralajmeruar se i trembeshim nje fakti te tille. Rezultate te tilla dhe mungesa e impenjimit nga ekipi vjen mbi te gjitha prej faktit se kundershtaret tane kane pesuar humbje dhe nuk rrezikojme ta veme ne dyshim fitimin e titullit kampion, theksoi tekniku.” Jam i vetedijshem qe ky nuk mund te sherbeje si justifikim per humbjen 4-3 ne Korçe, por mund te them se rezultati ka ardhur vetem prej mungeses se motivimit”, eshte shprehur trajneri I Dinamos, Shkelqim Muca. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3907 |